Çfarë të lexojmë këtë verë? Botuesit japin sugjerime për qytetarët

1 Korrik 2024, 15:32Kulturë TEMA
Çfarë të lexojmë këtë verë? Botuesit japin

Sezoni ka nisur, pushimet janë caktuar, vendet janë zgjedhur, dhe qytetarët janë gati për t’u shkëputur nga rutina e përgjithshme dhe puna.

Por çfarë duhet të lexojnë shqiptarët gjatë këtij sezoni vere?

Kryeredaktorja e shtëpisë botuese “Pegi”, Aida Baro, në një intervistë për Euronews Albania, sugjeroi për të vegjlit dhe për të rriturit librat që duhet të lexojnë gjatë kohës që janë me pushime

“Do ta filloja me të vegjlit është një libër që sapo e kemi nxjerrë, është “Filli i padukshëm”. Flet për lidhjen e padukshme që lidh fëmijët me prindërit, me nënën  me motrën, me vëllanë që të mos ndihen vetëm. Përgjithësisht kur ngelen vetëm ju sjellë gjithmonë ankthi. Titulli i tjetër është “Gënjeshtra e parë” e Mitch Albom. Gjithë libri rrëfehet nga e vërteta, a jemi ne gjithmonë të gatshëm për t’u përballur me të vërtetat tona. Është dhe koleksioni ‘Lotus’, është i gjithë i kushtuar romancave, është libri i dytë i librit “Na ishte një verë”, tha Baro.


Ajo theksoi se shqiptarët lexojnë më shumë verës, ndërsa shtoi se lexueset më të shumta janë gratw.

“Vera ka gjithmonë lexime më të shumta, lexime më të lehta, është një lloj leximi që njeriu e bën për kënaqësinë e tij për t’u çlodhur për t’u relaksuar. Në Shqipëri lexojnë gratë dhe vajza, kuptohet që jo gjithmonë zgjedhin një letërsi impenjative, angazhuese, nuk mund  të bëj një dallim se cilën letërsi zgjedhin”, u shpreh ajo.

Ndërsa përkthyesi dhe botuesi i njohur Rexhep Hida, tha se nuk i klasifikon librat sipas sezoneve, megjithatë, pati disa sugjerime jo vetëm nga letërsia rozë por dhe libra me përmbajtje filozofike dhe historike.

“Kohët e fundit janë përkthyer ese mbi inteligjencën artificiale, që është ‘Epoka e Inteligjencës Artificiale”. “Tregime të zgjedhura” që është një libër kinez, një libër tjetër është një biografi për Hashim Thaçin.  Është një prurje me shumë vlerë. Unë nuk I ndaj librat sipas stinëve, por u ndaj tek librat me vlerë dhe te librat me më pak vlerë. Krahas librave me karakter historik apo filozofik ne kemi një seri librash të autores Danelle Stelle, “Ana e Errët”, “E kaluara e Përsosur” , ’Të humbasësh dhe ta gjesh”, “Intuita e OSHO”, tha Hida.

Ai theksoi mes tjerash se kohët e fundit numri i lexuesve është zbehur dhe shkak mes tjerash sipas tij është dhe gjendja ekonomike. A.K./TemA

Lini një Përgjigje