Gazeta e famshme amerikane “The New York Times” ka shkruar për vdekjen e gjeniut Ismail Kadare dhe duke shprehur ngushëllime për vdekjen e tij.
“Ismail Kadare, romanet e të cilit bënë të njohur kauzën e Shqipërisë në botë, vdes në moshën 88 vjeçare. Ai u krahasua me Orëell dhe Kafka, dhe eci mbi një kordon të hollë politik me vepra me kritika të fshehura për shtetin e tij totalitar. Ismail Kadare, romancier dhe poeti shqiptar që i vetëm e shkroi vendin e tij të izoluar nga bota në hartën e letërsisë botërore, duke krijuar shpesh, punë alegorike që në mënyrë të tërthortë kritikonin shtetin totalitar, vdiq të hënën në Tiranë. Ai ishte 88 vjeç.
Vdekja e tij u konfirmua nga Bujar Hudhri, drejtori i Shtëpisë Botuese “Onufri”, botuesi dhe editori i tij në Shqipëri, i cili tha se që ai kaloi në arrest kardiak në shtëpinë e tij dhe vdiq në spitalin e Tiranës, kryeqytet i Shqipërisë.
Me një karrierë letrare prej gjysëm shekulli, zoti Kadare shkroi shumë libra, përfshirë romëne dhe libra me poezi, tregime dhe ese. Ai u bë i famshëm ndërkombtarisht në 1970 kur romani i tij I parë “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” u përkthye në frëngjisht. Kritikët europianë e quajtën kryevepër.
Emri i Zotit Kadare u përmend shumë herë për çmimin Nobel, por nderi i shpëtoi. Në 2005 ai mori çmimin inagurues të Man Booker International që i jepet një shkrimtari të gjallë të cilësdo lloj shtetësie për arritje të përgjithshme në fiksion. Finalistët kishin titanë të tillë literarë si Gabriel Garcia Marquez dhe Philipp Roth.
Kur dha çmimin, John Carey, një kritik britanik dhe kryetari i panelit e quajti Kadare “një shkrimtar universal në traditën e rrëfenjës që mund të gjurmohet se e ka origjinën nga Homeri.
Kritikët e kanë krahasuar shpesh Kadarenë me Kafkën, Kunderën dhe Orwell, mes të tjerëve. Në tre dekadat e para të karrierës së tij, ai jetoi dhe shkroi në Shqipëri, në atë kohë e nështruar nën Enver Hoxha, një prej diktatorëve më brutalë dhe idiosinkratikë. » - shprehet Times. A.K./TemA
Lini një Përgjigje