Gazeta e famshme franceze « Le Monde » ka shkruar për vdekjen e gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare.

1 Korrik 2024, 12:20Kulturë TEMA
Gazeta e famshme franceze « Le Monde » ka shkruar për

“Shkrimtari i madh shqiptar, ka vdekur në moshën 88 vjeçare, ishte një nga autorët e rrallë i njohur dhe përkthyer në të gjithë botën. Ai vdiq të hënën e një korrikut në Tiranë. Ishte romani i tij i parë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, dalë në 1963, dhe shtatë vite më vonë në Francë nga Albin-Michel, që e bëri të famshëm, të përveçëm, përnjëherësh, një prej shkrimtarëve të rrallë që njiheshin ndërkombtarisht. I përkthyer në më shumë se 45 gjuhë dhe laureat i çmimeve më të mëdha ndërkombëtare (Man Booker, Princi i Asturias dhe Jeruzalem Prize) shkrimtari Ismail Kadare vdiq në Tiranë të hënën e 1 Korrikut në moshën 88 vjeçare.

Ai lindi në 28 Janar (1936) në Gjirokastër, një qytet që gjendet 200 kilometër larg Tiranës, në Jugun malor të Tiranës. Të futur tashmë në UNESCO – qyteti njihej nën perandorinë Bizantine me emrin Argyropolis, “qyteti i argjendit”- ky qytet i njohur historik luajti një rol të rëndësishëm në veprën e tij. Kadare e ka përshkruar, dihet, në “Kronikë në gur”. Në gjithë jetën e tij Kadare u kthye gjithmonë në Gjirokastër.” – shkruan “Le Monde” ndër të tjera. A.K./TemA

Lini një Përgjigje