“E shihnim të pavdekshëm”/ Gjekmarkaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Kadaresë: Kurrë kultura shqiptare s’ka patur humbje kaq të madhe!

1 Korrik 2024, 11:18Kulturë TEMA
“E shihnim të pavdekshëm”/ Gjekmarkaj mesazh

Zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare. Ikja e gjeniut të letrave shqipe, vijon Gjekmarkaj, përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, është e pazëvendësueshme për kulturën dhe letërsinë tonë.

“Kurrë kultura shqiptare nuk ka patur një të tillë humbje po kaq të madhe e ka atë familja e perbotshme e letrave. Por as një të tillë trashigimi nga një shkrimtar i vetem ato se kanë patur“, thuhet në mesazhin e numrit dy të Kuvendit.

Gjekmarkaj thekson se Kadare qëndron i përjetësuar në libraritë e Europës dhe Botës, për krijtarinë e paçmuar si dhe duke ngritur lart edhe emrin e tij si shqiptar.”Shkrimtari klasik i qytetërimit modern shkelqen në çdo librari të Europes e Botes në antologjitë e tyre, si i tillë e si shqiptar. Sot të dy në një bashkohen në perjetësi. Shumë herë e hidheruam e zemëruam, por të gjithë e lexuam e mesuam prej tij të vetëdijshem se është i pangjashem, i paperseritshem, bir unik i talentit të tij“, vijon më tej nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. A.K./TemA

2 Komente

  1. K
    Ky me dy gishta lart na ofendon edhe sot!

    Z.Gjekmarkaj, i madhi Kadere eshte i yni - shqiptareve pro perendimore sepse ai ishte idhulli yne patriot pro perendimor qe shkroi aq shume qe vendi i tij te mbetej pro perendimor. Nersa ju jeni nje berishian anti perendimor, ju jeni lindor nga ata anti perendimoret e ligj. Nuk i ben nder aspak popullit kur ti shkruan per Kadarene diten e vdekjes se tij. Emri i Kadarese do te mbetet frymezim per ne, qe te mos lejojme kurre qe njerez berishiste si ty etj te marrin pushtetin ne Shqiperi. Turp te te vije nga vehtja, familja jote dhe populli yne.

    Përgjigjjuni
    1. U
      U shofshin zagaret e Lexhendes

      GjekMut e fyen KADARENE kur shkruan ti servil...........

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje