Kalimi i Ismail Kadarese është një ikje shtërgu!

1 Korrik 2024, 10:44Kulturë TEMA
Kalimi i Ismail Kadarese është një ikje shtërgu!

Nga Alfred Lela

Kalimi i Ismail Kadarese është një ikje shtërgu. Kthehet gjithmonë në atë stinën e përjetshme të Letërsisë, në atë gjeografi të paanë të tekstit, në atë hartë të shpirtit shqiptar që askush tjetër nuk e shpalosi sa dhe si ai.

Nuk ka asnjë humbje sot me ikjen e tij, perveç asaj të Helenes dhe të bijave, qe kanë humbur njeriun e zemrës. Gjuha shqipe ka fituar me këtë mjeshtër; Letërsia shqipe u bë me Kadarenë pjesë e klubit të letrave botërore; brezat që janë dhe ata qe do vijnë do kenë te Kadareja një spirancë titane përkundër detit të madh te kotësive; gratë do të gjejnë te personazhet e tij vetvete të pahasura ende në sytë e burrave; burrat do te skaliten shpirtërisht per t’u bërë ata që gratë e librave te tij ënderrojnë. Shqipëria vetë u be më e bukur me të, gjeti te ai një ndër bijtë e paktë që e kuptoi thellë dhe ia përktheu këtë kuptim për ata më pak të ndriçuar, për botën mbarë, po deshe.
Lamtumire mjeshtër!
Ka qenë privilegj që të kam lexuar, të kam njohur dhe dashur (siç mund të duhen burrat me mend, jo nepërmjet zemres por një kordoni shpirtëror, nje hartë dhe territori ku shkohet me pelegrinazh të posaçëm).
Merre mbrapsht dritën qe na dhe, Ismail Kadare!
Amen!

Lini një Përgjigje