Shkrimtari më i madh shqiptar, Kadare, ndërroi jetë në QSUT/ “Associated Press”: U dërgua në urgjencë pasi pësoi arrest kardiak

1 Korrik 2024, 11:17Kulturë TEMA
Shkrimtari më i madh shqiptar, Kadare, ndërroi jetë në QSUT/

Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Lajmin e ka bërë të ditur Shtëpia Botuese Onufri.

“Sot, më datë 1 korrik, 2024, në orën 08:50, ndërroi jetë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, shkrimtari i madh Ismail Kadare. Për ceremoninë e përcjelljes do t’ju njoftojmë në një çast të dytë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve “Associated Press” ka mësuar përmes burimeve, se shkrimtari u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak.

“Redaktori i Shtëpisë Botuese Onufri Bujar Hudhri tha se autori i njohur vdiq të hënën në mëngjes. Një infermiere në spital, e cila foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte e autorizuar të fliste me shtypin, tha se ai u dërgua në dhomën e urgjencës pasi pësoi një arrest kardiak”, raporton Associated Press.

1 Komente

  1. N
    Naili

    Ja dhe Buçibkokepalari si zagari perkrah Ismail Kadarese ketij komunisti te pareformuar qe shkrimtar e beri partia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje