Veliaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Ismail Kadaresë

1 Korrik 2024, 12:22Kulturë TEMA
Veliaj shpreh ngushëllimet për vdekjen e Ismail Kadaresë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

"Shumë i trishtuar nga lajmi për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare - një prej mendjeve më të ndritura të letërsisë shqiptare dhe botërore.
Kadareja la pas një trashëgimi të pashlyeshme të letrave, kulturës dhe historisë sonë, e do të vijojë të rrezatojë po aq fuqishëm në mendjen e lexuesve të letërsisë së tij brilante.
Ngushëllime të sinqerta Helenës dhe familjes për këtë humbje të madhe.
Pusho në paqe, i dashur Ismail."- shkruan Veliaj në facebook. A.K./TemA

Lini një Përgjigje