“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia” – Edicioni i IV i “Gjon Mili Jazz & Blues Festival” në Tiranë

8 Korrik 2025, 18:26Kulturë TEMA
“Kur tingujt e jazz-it takojnë natën… lind magjia”

Tirana do të mirëpresë edicionin e katërt të Gjon Mili Jazz & Blues Festival, më 8, 9 dhe 10 korrik, pranë instalacionit “Reja – The Cloud”. Për tri net, publiku do të shijojë falas performanca jazz e blues nga gjashtë formacione shqiptare dhe të huaja, me rreth 40 muzikantë profesionistë dhe të rinj.

Festivali nderon figurën e Gjon Milit, fotograf shqiptar që dokumentoi muzikën jazz në SHBA, duke e rikthyer këtë trashëgimi në kujtesën kulturore shqiptare. Moderator do të jetë sërish Stenaldo Mëhilli.

Ngjarja organizohet nga RIAS në bashkëpunim me institucione të shumta shqiptare e të huaja dhe synon të promovojë artin, trashëgiminë dhe talentet e reja në një atmosferë të veçantë nën qiellin e Tiranës.

Festivali është gjithashtu, edhe një mundësi unike për të përjetuar nga afër magjinë e jazz-it nën qiellin e Tiranës dhe për të njohur e promovuar talentet e reja shqiptare në një skenë ndërkombëtare. Tirana edhe një herë dëshmon se është një qendër e gjallë e artit dhe kulturës bashkëkohore, transmeton klan.

Ky edicion është organizuar nga RIAS, në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar, Muzikën e të Rinjve dhe Universitetin e Arteve, me mbështetje nga Ministria e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Kombëtare e Diasporës, Ambasada Austriake, Instituti Italian i Kulturës, etj dhe partnerë të tjerë institucionalë e diplomatikë.

Programi i koncerteve:

???? E martë, 8 korrik:

???? 20:00 – BLUE BIRD BAND (Shqipëri)

???? 21:00 – HARD MACES TRIO (Itali)

???? E mërkurë, 9 korrik:

???? 20:00 – ALFRED RUCI AND FRIENDS (Shqipëri – Diaspora)

???? 21:00 – HAEZZ (Austri)

???? E enjte, 10 korrik:

???? 20:00 – UART COMBO & YOUNG TALENTS (Universiteti i Arteve – Shqipëri)

???? 21:00 – FULVIO SIGURTÀ & ANDI KONGO TRIO (Itali – Shqipëri)

SWING STRINGS ENSEMBLE, me drejtim nga Pjetër Guralumi

 

Lini një Përgjigje