Lamtumira për Papa Françeskun/ Kryepeshkopi Joan në tribunë me përfaqësuesit e Kishës Orientale, çfarë nuk u pa në Vatikan

27 Prill 2025, 12:07Kulturë TEMA
Lamtumira për Papa Françeskun/ Kryepeshkopi Joan në

Gjatë ceremonisë madhështore të përcjelljes së Papa Françeskut në Romë, ku morën pjesë Presidenti i Republikës Bajram Begaj dhe përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve fetare nga Shqipëria, ceremonia e Vatikanit rezervoi një surprizë të veçantë për besimtarët ortodoksë shqiptarë.

Në podiumin qendror, pranë Patriarkut Bartolomeu dhe përfaqësuesve të tjerë të kishave orientale nga Antiokia, Çekia, Rusia e më gjerë, u nderua edhe Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturi Joani.

Në të majtë të podiumit, mes një grupi të madh kardinalësh dhe arqipeshkësh që kremtonin meshën bashkë me Dekanin, binin në sy prania e Kryepeshkopit Joani dhe pas tij, Episkopi i Krujës, Hirësi Anastasi.

Ceremoniali solemn parashikonte dy momente të veçanta lutjeje, ku e dyta ishte kushtuar kishave orientale. Patriarkët dhe arqipeshkët orientoheshin nga altari dhe recitonin lutje të veçanta nga liturgjia bizantine e të vdekurve, duke u përkulur përpara arkëmortit të Papës.

Në përmbyllje, një nga patriarkët orientale realizoi ritualin e tymosjes me temjan dhe spërkatjen me ujë të shenjtë.

Pjesëmarrja e dy klerikëve shqiptarë në këtë ceremoni të paharrueshme, në krah të figurave më të larta të kishave botërore, është një nder i madh për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë — një shenjë e fortë respekti dhe vlerësimi në këtë moment historik për të nderuar shpirtin human të Papa Françeskut. /rtvora/

2 Komente

  1. B
    Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

    Ne te njejten kohe Baba Rrahimondi (me tanga),Spahiu dhe Bayromi ishin tu bo i treshe "lopthi" posht ures..... hahahaha

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drenica, Kosove

      Krenar per IOANIN, Kryeepiskopi e Shqiperis, shpresojme nje dite, edhe te Kosoves.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje