"Takimi me Atin e Shenjtë në Vatikan ka qenë nga ato ngjarje tek e cila nuk e ndan dot përmasën shtetërore me atë shpirtërore.
Sa herë në jetë pamja jonë mbulohet me dyshime nga ato më të thjeshtat deri tek ato më ekzistencialet, kërkojmë një përgjigje të saktë për dyshimet tona, për mëdyshjet e udhës sonë njerëzore, politike, profesionale. Dhe përgjigjen shpeshherë e duam përmbyllëse, të plotë, të qartë, të njëzëshme, që të mos kemi më nevojë për pyetje të tjera, që të mos humbasim më kohë!
Në Ungjillin e Gjonit, Pjetri i drejtohet Krishtit: ’’Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme“.
Më ka lënë mbresë të jashtëzakonshme Papa Françesku me një përgjigje që na jep gjatë një predikimi të Tij në kremtimin e solemnitetit të ditës së “Gjithë Shenjëtorëve“ më 1 nëntor 2015, ku pohonte: “Fjala e Zotit të ringjallur na tregon udhën e vërtetë për të mbërritur tek lumnija e vërtetë, udha që na shpie drejt Qiellit. Është një ecje tejet e vështirë e plot sakrifica e që duhet kuptuar pasi është kundër rrymës. Por, Zoti na thotë se kush shkon drejt kësaj udhe do të arrijë lumturinë“.
E ndjej dhe e besoj fort se këto fjalë janë plot vlerë e të besueshme, pasi thuhen nga Papa Françesku që po këto fjalë, i ka jetuar gjatë gjithë jetës së Tij. Ndoshta bash këtu qëndron forca e jashtëzakonshme shpirtërore e këtij njeriu që po përcillet sot, sepse Ai nuk predikoi vetëm me fjalë, por e jetoi Ungjillin në një botë të shpërqëndruar shpirtërisht.
I tha njerëzimit: Shih thelbin e jetës, jo dukjen.
Ishte një Bari i jashtëzakonshëm sepse ishte i besueshëm.
Ikja e tij është një pikëllim i madh për ne të gjithë, por sidomos për ata që kanë më shumë nevojë për praninë e fjalës së jetuar të Zotit. Bota, ne, njerëzia sot, ka nevojë për dëshmi, e Ati i Shenjtë ishte një ndër dëshmitë unike të kohëve tona.
Jepi, o Hyj, pushimin e pasosur! E ndrittë Drita e pambarueme!" - shkruan Spiropali.
Si se the gjithe kete fjale kur ishte galle francesku apo kshu veprojne ujqit qajne me shume kur iken nje prej tufes
E provon Spiropali me kete shkrim. respektin maksimal qe kam pasur per ty dikur,si nje grua e plotesuar ne menyre te vecante ne inteligjence, arsim, tolerance, qe shkonte ne unison dhe me pamjen tende. Mirpo koha ben te sajen, dhe i ve ne prova te ndryshme njerzit, per ate ata cfare permbajne brenda vetes, ne gjithe spektrin e personalitetit njerzor. Dhe predikimi me te vertete i bukur i juaji i mesiperm, shkon ne te kundert me sjelljen tende, te koheve te fundit. Ke bere nje vet-rrenim duke u shndrruar ne nje cingije te rendomte, e nje piktori i semure rende me dashurine per veten, duke perseritur pa fund tere ´´rilindja´´, vec ison e tij, ne europe, ne europe, bufi. bufi, keneta, keneta, latifi latifi, cyryket, cyryket , dhe asnje fale tjeter fushate, per kete vilajet te pjerdhur. Dhe qershia e zeze mbi torte, te vetvrasjes tende morale, Spiropali eshte ajo, qe ai qe e prazantonte me se miri, demokracine perendimore, ne kete vend dhe qe duhej prej kohesh te ish ne karrigen e kryeministrit te ketij vendi, dhe qe i ka dhene vota ps si askush tjeter partise tende, gjendet ne menyren me antilgjore ne burg, dhe ju nuk keni thene asnje fjale per kete, pa le me qe e keni dhe detyrim moral dhe partiak per ta vizituar ne burg. Ahere cfare rruge te veshtire kristiane, na predikon me kaq pasion, ne shkrimin me lart, kur zgjedh karrigen e cingijes, nen dirigjimin e beut te surrelit, kur vlerat e vecenta te personalitetit tend i ke zevendesuar me ato te menderjes tend, me te cilen ulesh ne karrigen e larte, te cilen e humbet, nqse ndjek rrugen e veshtire, qe te jesh vetja, duke mos perseritur pafund, ne nje delir budallallepsje, ison e beut te semurre te surrelit.
ok me komentin e 11.48. Pse keta bosat e rilindjes qe kishjin bashkine e Tiranes si dollapin e tyre sa here kishin nevoje , tani bejne sikur nuk e njohin ate qe per PS dhe fitoren e saje vuri ne dispozicion bashkine e kryeqitetit dhe taksat e qytetareve te Tiranes. Gjithe ajo pune , gjithe ajo sakrifice, gjithe ato fonde per PS dhe tani e bejne hasha. Turp, turp, turp e mosmirenjohje. Te pakten ta kishin vizituar ne burg e pse jo te flinin ndonje nate me te qe te cmalleshin dhe ti largonin vetmine. Dhe jane po keta qe kur Ai te dale qe andej dhe te behet kryeminister dhe kryetar i PS do ti lepihen e do jene te gatshem ti pastrojne edhe kepucet.