Lekë Tasit i akordohet titulli "Qytetar nderi", Autoriteti i Dosjeve organizon ceremoni për të dhe “Historitë e patreguara të Lushnjës”

17 Shkurt 2026, 12:37Kulturë TEMA
Lekë Tasit i akordohet titulli "Qytetar nderi", Autoriteti i

"Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), në bashkëpunim me Bashkinë Divjakë (Lushnjë), ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ceremoninë e akordimit të titullit “Qytetar Nderi” për z. Lekë Tasi.
Aktiviteti do të zhvillohet më: 18 shkurt 2026, Ora 10:00, Mjediset e AIDSSH.

Kjo ceremoni organizohet edhe në kuadër të 20 Shkurtit – Ditës së rrëzimit të shtatores së diktatorit, një moment simbolik në historinë e vendit, që shënon ndarjen me të shkuarën totalitare dhe përkushtimin ndaj kujtesës, dinjitetit dhe demokracisë.

Në vijim të aktivitetit do të bëhet edhe shfaqja e ekspozitës “Historitë e patreguara të Lushnjës”, pjesë e projektit “Dinjiteti përballë totalitarizmit”, një iniciativë që synon evidentimin dhe dokumentimin e historive të persekutimit dhe qëndresës gjatë regjimit komunist.

Prania juaj do të kontribuojë në pasqyrimin e kësaj ceremonie dhe në promovimin e kujtesës historike përmes vlerësimit të figurave dhe historive që kanë kontribuar në ruajtjen e dinjitetit qytetar."- shkruan Autoriteti i Dosjeve.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje