Në çdo përvjetor pavarësie, monumenti ikonik i Prishtinës, i quajtur Newborn, shfaqet ndryshe duke befasuar publikun.
Edhe këtë vit, Fisnik Ismaili, krijuesi i monumentit, ia ka tjetërsuar pamjen, duke e sjellë Newborn-in me imitime plasaritjesh.
Vetë Fisnim Ismaili, përmes një statusi në rrjetet sociale, shpjegoi se në këtë 18-vjetor, është frymëzuar nga kintsugi, arti japonez i ngjitjes me ar të gjërave të thyera, që i bën ato edhe më të forta, edhe më me vlerë. Ai tregoi me foto vetëm një pjesë të monumentit, duke i lënë vend fantazisë për çfarë mund të zbulohet ditën e nesërme.
Ideatori i monumentit Newborn, Fisnik Ismaili është themelues i studios Karrota, aktivist, ish-luftëtar i UÇK-së, dhe dizenjues i fanellës së kombëtares dhe pjesëmarrës i shumë projekteve të tjera.
Monumenti NEWBORN tradicionalisht ndryshon pamje çdo vit në përvjetorin e pavarësisë, duke përcjellë mesazhe artistike dhe shoqërore. A.K./TemA
Lini një Përgjigje