HISTORIA e një pikture nga MAPO: ”Iridat e shpresës” e Alush Shimës (e vitit 1984) dhe e vlerësuar për 1 mln dollarë pas rënies së regjimit

16 Shkurt 2026, 15:33Kulturë TEMA
HISTORIA e një pikture nga MAPO: ”Iridat e shpresës” e

“Iridat e shpresës” e Alush Shimës, e realizuar në vitin 1984, krahas veprave që autori i mbajti të fshehura dhe i ekspozoi pas rrëzimi të regjimit

Vepra e realizuar nga piktori Alush Shima i është shitur një milioneri zviceran në vitin 1993-in me çmimin 17 mijë dollarë. “Iridat e shpresës” është vërtet një relike. Një natyrë e vdekur në stilin impresionist, e realizuar në vitin 1984, kur arti në Shqipëri ishte në presionin e censurës, dhunës dhe varfërisë ekonomike. E pikturuar në vaj mbi një thes sheqeri, ajo mori vlerë pa u kuptuar nga kritikët e artit në Shqipëri. U duke se u shit shtrenjtë për kohën por në fakt ajo ndodhi të ishte shitur shumë lirë.

Disa vite më vonë revista “Millionaire” e Las Vegasit do të publikonte çmimin rekord në historinë e iartit shqiptar, që lidhej me tablonë “Iridat e shpresës” e Alush Shimës që doli në shitje për 1 milion dollarë.

“Dhimbja e njeriut e përkthyer në një thes sheqeri në gëzim të shpirtit. “Alush”- Më e madhja histori arti që nga Van Gogh-u? Kjo pikëpyetje shoqëronte prezantimin e piktorit shqiptar në revistën “Millionaire”. Ashtu si Gogh-u pikturat e Shimës të joshin me dritën që mbartin. Kritika e huaj e ka afruar shpesh punën e tij me të, jo vetëm për dritën, por dhe për portretet që ka realizuar. Alush Shima është një nga artistët shqiptarë, punët e të cilit vazhdojnë të jenë në tregun bashkëkohor të artit në botë si ndër më të kërkuarat. Ka shitur në Amerikë, Britaninë e Madhe, Greqi, Singapor etj.

Në dukje të thjeshta, pikturat e Shimës të përfshijnë me ngjyrat dhe elementët që mbartin. Pas viteve ‘90-të, Shima është një ndër artistët që diti ta “shiste” artin e tij, jashtë hapësirës shqiptare.
Ai ka udhëtuar, duke hapur ekspozita në Galeri të ndryshme në botë, por dhe duke zgjedhur vende që ishin frymëzuese për të pikturuar.

Dhe pse nuk është më në moshën që ishte kur krijoi pikturat e kësaj ekspozite, Shima sot në moshën 84 vjeç, është në një kërkim të vazhdueshëm artistik, duke pikturuar çdo ditë.

Njëherë - kujton piktori, një vepër e tij në një ekspozitë, kishte ngjallur pakënaqësi te drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve. Ai u thirr nga sekretari i lidhjes në atë kohë, Kujtim Buza, dhe i kërkoi ta rishikoja pikturën dhe se do të bëhej një mbledhje për këtë punë… “

Piktura e çmuar është realizuar pikërisht në ato vite. Shumë prej të cilave i mbajtura të fshehura. Autori i ka prezantuar në një ekspozitë në vitin 1994. Në koleksionin e tij gjendeshen një seri e madhe me portrete të Enver Hoxhës.
“Por unë s’i kam bërë ato piktura duke shfaqur portretin e tij, por e kam bërë si gomar, si majmun, si përbindësh, si monstër. Në forma të tilla është i gjithë cikli i atyre pikturave. Janë mbi 100 piktura, të cilat i kam realizuar në atë lloj forme, pasi atë ndjesi më ngjallnin ato fjalime që ai citonte para njerëzve. Këto piktura kanë qenë të fshehura sigurisht, pasi të gjenin ato punë në atë kohë, ekzekutimi ishte pak. Dy poetët e Librazhdit u ekzekutuan për një vjershë mendo të shiheshin mbi 100 punë me atë subjekt. Ishte fat që unë arrita të mbijetojë dhe t’i ruaja këto vepra të cilat janë edhe sot” është shprehur piktori në një intervistë të kaluar.

Emri i piktorit Shima është i njohur për artdashësit shqiptarë, së pari si autor i shumë filmave artistikë (piktor filmi dhe kostumesh) të realizuar nga ish-Kinostudioja “Shqipëria e Re” gjatë viteve 1967 90. Mund të kujtojmë filmat “Gjeneral gramafoni”, “Kohë e largët”, “Në shtëpinë tonë”, “Në çdo stinë”, etj.

Më 31 dhjetor 2012, piktorit Alush Shima iu dha Urdhri “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, me këtë motivacion: “Mjeshtrit virtuoz të penelit dhe shpërthimit të ngjyrave të gjalla, i cili rindërtoi në kanavacë realitetin e tij pamor duke i shpalosur mbarë botës një Shqipëri krejt ndryshe nga ajo e realizmit socialist.”

1 Komente

  1. I
    Iridat?!

    Çfarë do të thotë: "iridat"?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje