
Në një kohë kur tregu i librit shpesh udhëhiqet nga zhurma e reklamës dhe ritmi i shpejtë i konsumit kulturor, pyetja “çfarë duhet të lexojmë?” bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
Në sugjerimin e tij të kësaj fundjave për të gjithë lexuesit e gazetës TemA, gazetari Namir Lapardhaja ka sugjeruar shkrimtarin italian Italo Calvino me esenë e tij të famshme “Përse të lexojmë klasikët?”, tek e cila ngre një tezë që mbetet aktuale edhe sot: klasikët nuk janë libra të së kaluarës, por vepra që sa herë hapen dhe lexohen, kanë diçka të re për të thënë.