
Një pjesë të madhe të eseve të tij filozofike dhe letrare Milan Kundera ja kushtoi një shkrimtari hebre të Europës qendrore. Bëhet fjalë për Franc Kafkën. Por çfarë e bën Kafkën kaq të veçantë? Çfarë i jep atij atë tis unik që bën të shkrihet gazit çdo lexues, pavarësisht brezit dhe epokës?
Franc Kafka lindi me 3 korrik 1883 për tu bërë një shkrimtar legjendar që me eksplorimin e tij të gjendjes njerëzore dhe humanizmin e tij të skajshëm ja mbërriti të fitojë përjetësinë. Personazhet e Kafkës vendosen në situate ekstreme, dhe, te “Amerika” ai na rrëfen si mërgimi vetë mund të bëhet një situatë ekstreme.
Franc Kafka është një shkrimtar që duket sikur ka shumë gjëra për t’i thënë botës, por Franc Kafka është dhe shkrimtari që i kërkoi mikut të tij më të mirë që pas vdekjes të digjte çdo gjë që Kafka kishte shkruar ndonjëherë.
Të qenit hebre në Europën e viteve që jetoi Kafka ishte një situatë e veçantë ekzistenciale, nëse Sartri dhe Kamyja përshkruajnë situatat ekzistenciale në Francën e okupuar duhet të kemi parasysh se për Kafkën e gjithë jeta ishte një arratisje nga policia, një arratisje nga burgu, nga “organet e drejtësisë”, e gjithë jeta ishte një persekutim i vazhdueshëm prandaj mund dhe ta kuptojmë shumë mirë pse absurdi dominon veprën e tij.
Kafka gjithmonë e dinte që ai nuk mund të kishte një jetë normale, edhe marrëdhëniet e tij me gratë ishin të përkufizuar nga kushtëzimi. Ai nuk vuante me gratë, sipas biografëve të tij zyrtarë, por dashurohej me to marrëzisht vetëm prej arsyes se e dinte që nuk mund të kishte një marrëdhënie të shëndetshme me to, s’mund të bëntë fëmijë e të plakej me një grua. Mjafton të lexojmë “Letra Milenës”.
Kafka nuk ishte një bohem tipik alla Bajron, Kafka ishte i detyruar të mërgonte duke ndenjur në një vend. Kafka ishte një intelektual, por jo një ëndërrtar si Dostojevski. Kafka ishte një shpirt i lirë i dënuar nga koha të mos shkonte më larg se dera e kafazit. Mjafton të lexojmë “Amerikën”. Libri është përkthyer nga Raif Hasani dhe botuar nga Dritan.
Lini një Përgjigje