FOTO-HISTORI nga Mapo: Asdreni dhe Luigj Gurakuqi mes patriotëve shqiptarë në Bukuresht, viti 1910

15 Shkurt 2026, 15:26Kulturë TEMA
FOTO-HISTORI nga Mapo: Asdreni dhe Luigj Gurakuqi mes patriotëve

Në foto paraqiten patriotë shqiptarë në Bukuresht, në vitin 1910. Sipër nga e majta: Dhimitër Berati; një shqiptar nga Odesa (emër i panjohur); Rafael Anastasi; Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni); Akil Eftimi; dhe Spiro Papajani.

Poshtë, nga e majta: Filip Gjeka; Pandeli Evangjeli; Dervish Biçakçiu; Kristo Meksi; Luigj Gurakuqi; dhe Sotir Pllati.

Fotoja u realizua në studion “Elita” të Bukureshtit. Më 11 shkurt 1907, në Rumani u themelua dega e shoqërisë patriotike “Bashkimi”, me Eftimi Radin kryetar, Dr. Ibrahim Temo nënkryetar dhe Jan Mihal Lehovën sekretar. “Bashkimi” bëri më pas të mundur bashkimin e patriotëve të tjerë, siç tregon edhe fotoja historike e 1910-ës në Bukuresht.

U ideua nga patriotët shqiptarë që ndodheshin në kryeqytetin rumun, mes të cilëve poeti i shquar Asdreni.

Në këtë kohë, në kryeqytetin e Rumanisë, zhvillohej një aktivitet i dendur pro çështjes shqiptare. Mund të dallohen firmëtarë të ardhshëm të pavarësisë, ministra, apo kryeministra si Pandeli Evangjeli. Po ashtu edhe Luigj Gurakuqi, i cili shkroi deklaratën së pavarëisë.

Të gjithë i ka bashkuar dashuria për Shqipërinë dhe dëshira për pavarësinë e mbarëvajtjen e saj.

2 Komente

  1. M
    Muli

    Tani gjithsej na ka mbet Muli me Mamicën... laj thaj

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kristo

      Per tu theksuar: ne me te shumten e rasteve levizjet perparimtare ne dobi te kombit shqiptare historikisht jane udhehequr nga shqiptaret qe kane patur dhe kane besim kristian !

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje