Korçë/ Teatri "Andon Zako Çajupi" mirëpriti koncertin recital të rumunes Claudia Codrenau

14 Shkurt 2026, 17:25Kulturë TEMA
Korçë/ Teatri "Andon Zako Çajupi" mirëpriti

Teatri “Andon Zako Çajupi” në Korçë mirëpriti mbrëmjen e djeshme koncertin recital të mezzosopranos rumune Claudia Codrenau dhe pianistit Piro Gaqi, një mbrëmje e përbashkët me nxënësit e Shkollës Artistike “Tefta Tashko Koço”. Programi i përzgjedhur me kujdes përcolli emocione të forta dhe një interpretim të një niveli të lartë artistik.

U ndjeva shumë mirë, publiku ishte i ngrohtë dhe më duket se u pëlqeu repertori. Nxënësit u përgjigjën shumë mirë në të gjitha aspektet, teknike dhe muzikore, duke zbatuar me rigorozitet të gjitha kërkesat. Gjithashtu pata një bashkëpunim shumë të mirë me profesoreshën e kantos, e cila ishte vazhdimisht pranë nesh”, tha mezzosoprano Claudia Codreanu.

Për mua nuk është surprizë ngrohtësia e publikut korçar sepse gjithmonë kam gjetur të njëjtën ngrohtësi dhe duartrokitje. Sa herë që vij, gjithmonë me të njëjtin emocion dhe ngrohtësi”, u shpreh pianisti Piro Gaqi.

Nxënësit e shkollës e cilësuan këtë përvojë si frymëzuese dhe të vlefshme për formimin e tyre artistik.

Mbrëmja u mbyll mes duartrokitjeve të gjata, duke sjellë në skenën e teatrit një tjetër aktivitet cilësor në jetën kulturore të qytetit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje