Shkodra është zyrtarisht në javën e festimeve të Karnavaleve, një nga ngjarjet më të dashura për qytetin në veri të vendit.
Prej datës 9 shkurt, qyteti është kthyer në një skenë të hapur me parada karnavalesh, aktivitete për fëmijë, performanca artistike, muzikë, drita dhe surpriza që mbajnë gjallë ritmin e festës.
Parada e karrove, maskat kreative dhe interpretimet artistike sollën një atmosferë të gëzueshme, ku u përshinë qytetarë të të gjitha grupmoshave. Çdo kostum mbart një histori, çdo buzëqeshje përcjellë entuziazëm, ndërsa ritmet e muzikës e shndërruan qytetin në një festë që bashkoi shkodranët dhe turistët në një aktivitet të veçantë.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga festa spektakolare e Karnavaleve në Shkodër që riktheu emocionin, ngjyrat dhe buzëqeshjet që pushtuan qytetin.
Java e Karnavaleve, e kthyer në një traditë të përvitshme e shndërron Shkodrën në një qytet plot jetë, ku tradita dhe festa ndërthuren për ta kthyer atë në kryeqendrën e festës dhe argëtimit.
"Mirëmëngjes
Me fotoalbumin e festës spektakolare të Karnavaleve në Shkodër rikthejmë emocionin, ngjyrat dhe buzëqeshjet që pushtuan qytetin.
Takohemi sërish këtë pasdite, me të njëjtën energji dhe me surpriza që e bëjnë Shkodrën skenë të hapur feste."- shkruan Beci.
A.K./TemA
Se ç fare ka ai myftiu qe ankohet per çdo gja s e kuptoj.Pse nuk e zbukuroni per Ramazan qytetin.A thu se ne Meke a Stamboll zbukurohen.S jane per kete dynjo jooo...