PIKTURA E DITËS zgjedhur nga Mapo: “Berati”, në telajon e piktorit Vlash Droboniku  

13 Shkurt 2026, 18:19Kulturë TEMA
PIKTURA E DITËS zgjedhur nga Mapo: “Berati”, në telajon e

Berati, në telajon e piktorit Vlash Droboniku, pikturë e vitit 2020  

Berati është vendlindja e piktorit dhe regjisorit të mirënjohur, Vlash Droboniku. Qyteti i një mijë e një dritarave e tërheq piktorin dhe e frymëzon atë sa herë që kthehet ngë SHBA, ku jeton prej vitesh, për t'u çmallur përmes asaj që ai di të bëjë më mirë: telajos.     

Vlash Droboniku, ndër themeluesit e filmit vizatimor, së bashku me Bujar Kapexhiun, festoi këto ditë 81 vjetorin e tij të lindjes.

Vlash Droboniku përfundoi shkollën e mesme në Liceun Artistik Jordan Misja, në Tiranë, në vitin 1964. Më pas, ai punoi si mësues vizatimi në shkollën e mesme në qytetin e Beratit gjatë viteve 1964-1968. Gjatë viteve 1968-1973 Vlash Droboniku u diplomua në ilustrim grafik nga Akademia e Arteve në Tiranë. Në vitet 1973-1974 ai studioi në Animafilm në Bukuresht, Rumani. Ai punoi në Studion e Filmit "Shqipëria e Re" në vitet 1974-1991. Në vitet 1991-1996 ai punoi në qytetin e Janinës, Greqi, dhe nga viti 1996 deri më sot jeton në Milëaukee, Ëisconsin. Vlash Droboniku ishte i pari që bëri një animacion vizatimor në Shqipëri në vitin 1975.

Viti 1975 shënoi një sukses të ri, teksa u prodhua i pari film multiplikativ shqiptar (teknika e kartonave) “Zana dhe Miri” nga ana e tij.

Lini një Përgjigje