Rihapet Muzeu Dioqezan i Shkodrës pas shumë vitesh

13 Shkurt 2026, 15:16Kulturë TEMA
Rihapet Muzeu Dioqezan i Shkodrës pas shumë vitesh

Muzeu Dioqezan i Shkodrës pritet të rihapë dyert në fund të muajit shkurt, duke ftuar vizitorët të njihen nga afër me trashëgiminë historike të besimit kristian në qytetin me rrënjë të thella shpirtërore.

I konsideruar si një muze unik në vend, ai përmbledh rreth 700 reperte, që dëshmojnë historinë, sakrificën dhe qëndresën e klerit katolik ndër vite, veçanërisht gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

“Pas një periudhe u rihap Muzeu Dioqezan. Ky muze u formua 10 vite më parë dhe është shumë bashkohor”, u shpreh studiuesi Gjovalin Çuni.

Repertet e ekspozuara janë kontribut vullnetar i familjeve shkodrane, të cilat kanë ruajtur ndër vite objekte me vlerë historike e shpirtërore.

“Rihapja e këtij muzeu nuk është thjesht një pasurim për Shkodrën por për të gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Muzeu Dioqezan do të jetë i hapur për vizitorët çdo ditë të javës, nga ora 09:00 deri në 17:00, duke pasuruar numrin e muzeve në kryeqendrën e veriut. A.K./TemA

Lini një Përgjigje