Ekspozita më re e artistit Oltsen Gripshi , e titulluar “Lakuriq” e çelur në galerinë “Gocat te Piramida”, ka sjellë një frymë të re të artit bashkëkohor.
Ekspozita përbëhet nga 14 vepra të realizuara në mediume të ndryshme, instalacion, video-art, pikturë dhe performancë, duke ndërtuar një rrugëtim simbolik të jetës njerëzore, nga lindja deri në fundin e saj. Në qendër të ekspozitës qëndron njeriu si qenie e ekspozuar ndaj sistemeve.
“Ekspozita vjen si një pasqyr e qenies njerëzore duke e vendosur atë në qendrën e vëmendjes dhe duke e parë në këndvështrime të ndryshme”, u shpreh piktori.
“Nga ckam përftuar mbrëmjen e hapjes por edhe këto dy ditë, sigurisht që në impaktin e parë shihet abstrakte por kur lexon tekstet shpjeguese te secilës vepër kupton diçka më tepër”, tha Gripshi .
Rrugëtimi artistik nis me simbolikën e ngjizjes së jetës dhe vijon drejt temave të indoktrinimit, dhunës, brishtësisë dhe identitetit njerëzor, duke i lënë publikut hapësirë për interpretim personal.
“Lakuriq” nuk është vetëm një ekspozitë, por një thirrje për reflektim dhe përballje me realitetin njerëzor, duke e vendosur trupin dhe shpirtin në qendër të vëmendjes artistike dhe shoqërore. A.K./TemA
lakuriq me duar ne xhepa