Ndryshimet e ligjit për librin: Botuesit kërkojnë më shumë lehtësi për tregun

12 Shkurt 2026, 09:05Kulturë TEMA
Ndryshimet e ligjit për librin: Botuesit kërkojnë më

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën mbajti seance  dëgjimore me botuesit për diskutimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në ligjin për librin.

Në seancën dëgjimore ishin të pranishëm drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, Petrit Ymeri, kryetari i Shoqatës së Botuesve të Shqipërisë, Bujar Hudhri, Arlinda Dudaj etj.

Kryetarja e komisionit, Ina Zhupa, ftoi botuesit të jepnin opinionet e tyre për ndryshimet ligjore të propozuara,edhe sugjerimet për shtesa e problematika.

“Kemi marrë vendim dhe uroj ta respektojmë që për ligjin e librit të mos ketë ngarkesë politike në diskutim, por do të mundohemi që të shtojmë dhe akomodojmë të gjitha sugjerimet që do na vijnë”, u shpreh Zhupa.

Për ndryshimet në ligjin për librin janë parashikuar 4 seanca dëgjimore në këtë komision: me botuesit, përkthyesit, shkrimtarët dhe në fund librarët, për të kuptuar gjendjen reale të tregut të librit.

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri tha se, “ligji në fuqi nuk pasqyronte zhvillimet teknologjike, për librin digjital”.

Projektligji nuk krijon detyrime të reja të drejtpërdrejta financiare por bën një riorganizim të fondeve ekzistuese dhe parashikon përdorimin më efikas të fondit publik.

Ymeri propozoi që në një të ardhme Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit që duhet të punojë në mënyrë të pavarur dhe të mos mbetet si gjymtyrë e ministrisë.

Botuesit propozuan detyrimin që Këshilli Kombëtar i Librit dhe Leximit të mblidhet të paktën një herë në vit, Kryetari i Shoqatës së Botuesve kundërshtoi dorëzimin në Bibliotekën Kombëtare të 5 kopjeve të botimeve të reja, pasi sipas tij mjaftojnë vetëm 3 dhe BK mund t’i blejë nëse do i duhen kopje të tjera. /mapo/

1 Komente

  1. P
    Po për shpërndarjen e librit?!

    A nuk do ishte më e arsyeshme për këtë komision të merrej me shpërndarjen e librit dhe shtypit në mbarë vëndin?!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje