Dashuria për librin është vepër e piktorit të ri dhe të talentuar David Meçani, realizuar në vitin 2024
Teknologjia po i largon gjithnjë e më tepër fëmijët nga libri. Fëmijët po rriten duke kaluar orë të tëra me video-lojëra online ndërsa leximi po e humbet rëndësinë e dikurshme.
Piktori i ri dhe i talentuar David Meçani mjeshtërisht ka hedhur në telajo një fëmijë që habitet kur përballet me ‘dëshirën’ që kanë edhe kafshët për të lexuar.
Zhvillimi teknologjik ia ka lehtësuar jetën njerëzimit gjatë dakadave të fundit. Një i tillë i mundësuar nga njerëz të ditur, të lexuar dhe të talentuar. Dija arrihet përmes leximit kurse teknologjia sado të përparojë do të mbetet derivat i tyre.
Lini një Përgjigje