Berati, qyteti historik i njohur si “qyteti i një mbi një dritareve”, është veshur me zbukurime të veçanta në prag të Ditës së Shën Valentinit, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe romantike për banorët dhe vizitorët.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot foto nga qyteti, me rrugët dhe sheshet e mbushura me drita, dekorime dhe elemente festive që simbolizojnë dashurinë dhe bashkëjetesën.
Zbukurimet përfshijnë zemra të mëdha të ndriçuara, fenerë ngjyrë të kuq, si dhe instalime artistike që nxisin vizitorët të kapin momentet më të bukura të qytetit historik.
Qyteti i Beratit, i njohur për arkitekturën e tij karakteristike me shtëpi të vjetra të bardha dhe dritare të shumta që duket sikur janë të vendosura njëra mbi tjetrën, ofron një sfond perfekt për festimin e dashurisë dhe promovimin e turizmit lokal.
A.K./TemA
Goxha reklame i ke bere ore Kryeminister? Edhe ne kohen e monizmit Berati i tille ka qene , gjithmone ka percjelle DASHURI te sinqerte ? Bulevardi i famshem qe fillonte , nga kinemaja deri tek BAB-DUDA behej xhiroja e mbremjes , te gjithe e njifnim njeri tjetrin dhe e pershendesnim , ndonje qe nuk e shikonim thoshim pse ska dale ne xhiro , kishte harmoni dhe dashuri gje qe mungon sot . Beratit i mungojne vendalinjte e qyteteruar , eshte mbushur me te zbriturit nga mali ,Skrapari e te tjere te zonave malore duke prishur ate trashegimi kulturore e percjelle deri ne 90-ten ? Na vjen mall per Beratin e para 90-tes ,” ekonomia e tregut “ e ka prishur tere ate bashkejetese ?