Korçë/ Agron Peni vjen me koncert të veçantë me kitarrë

9 Shkurt 2026, 13:23Kulturë TEMA
Korçë/ Agron Peni vjen me koncert të veçantë me

Korça u mbush me tingujt e ngrohtë të kitarës dhe emocioneve muzikore në një koncert të veçantë të kompozitorit dhe kitaristit të njohur kosovar, Agron Peni. Në koncert u interpretuan vepra të autorëve të ndryshëm, si edhe serenata tradicionale korçare, të cilat morën një frymë të re përmes interpretimit të ndjeshëm të Peni-t dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Si në shtëpinë time në Gjakovë u ndjeva, një publik artdashës. Korça gjithmonë ka përcjellë art dhe traditë”, tha artisti.

Publiku korçar përjetoi një mbrëmje artistike plot ndjesi, ku ndërthurja e virtuozitetit me shpirtin e muzikës vendase krijoi një atmosferë të paharrueshme.

Ishte kënaqësi, kitaristë të tillë nuk kisha parë”, u shpreh një qytetar.

I kompletuar si në ritëm edhe në fantazi”, tha një tjetër.

Agron Peni, i njohur për krijimtarinë e gjerë artistike dhe kombinimin e elementeve moderne me trashëgiminë muzikore autoktone, ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si kompozitor, kitarist dhe drejtues projektesh muzikore ndërkombëtare. Ai ka sjellë në skenat evropiane koncerte të ndryshme, duke promovuar muzikën shqiptare me një stil bashkëkohor e origjinal.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje