Mjeshtra të vjetër

8 Shkurt 2026, 19:26Kulturë Adri Kalaja

Mjeshtra të vjetër

Një prej shkrimtarëve më përfaqësues të Europës së vjetër është dhe Thomas Bernhard. Ai njihet për tematikat e tij sociale dhe satirën therësë ndaj shtiracakëve, pseudointelektualëve dhe të kompromentuarve moralisht.

Thomas Bernhard dikur nuk njihej në mbarë Europën por në të gjallë të tij ai fitoi njëfarë fame por dhe antifame. Ai njihet për personazhet e tij vetmitarë dhe cinikë.

“Mjeshtra të vjetër”, ka ardhur në shqip nga Doreida Gedaj dhe është një rrëfim për miqësinë, të vërtetën, besimin dhe të bukurën.

Thomas Bernhard e urrente çdo gjë austriake, i quante austriakët derra kolaboracionistë të fashizmit, njerëz thellësisht borgjezë dhe të pagdhendur.

Pas vdekjes së tij Thomas Bernhard, i cili qe edhe dramaturg, e ndaloi që dramat e tij të luheshin në Austri, njerëzit që e donin shumë vunë në skenë një prej veprave të tij pak metra larg kufirit austriak, duke gjetur një kleçkë juridike. Ligji dhe testamenti e ndalonin vënien në skenë vetëm brenda kufirit austriak por jo jashtë dhe afër atij.

Pjesëmarrja ishte e pashembullt. Populli e donte shumë Bernhardin, ndoshta prej humorit të tij, ndoshta prej thjeshtësisë së tij dhe përbuzjes së tij ndaj narrativave të mëdha abstrakte, përbuzje që e gjejmë po te librat e tij të tjerë të botuar në shqip nga Aleph, përkatësisht “Nipi i Vitgenshtajnit” dhe “Korrigjimi”.

Për këdo që është fans i fjalës së bukur dhe bukurisë së shkruar Thomas Bernhard është sugjerim i përhershëm.

 

Lini një Përgjigje