“Plisi në UNESCO”/ Gjedia: po punojmë për të caktuar Ditën e Plisit

12 Shkurt 2026, 15:00Kulturë TEMA
“Plisi në UNESCO”/ Gjedia: po punojmë për të

Institucioneve përkatëse u është bërë një thirrje, së fundmi, që UNESCO të njohë plisin shqiptar si një artefakt zyrtar kulturor, duke e përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale Botërore.

I ftuar në emisionin “Në kohë reale”, Agron Isa Gjedia, studiues dhe themelues i nismës “Plisi i Bardhë”, foli mbi rëndësinë e kësaj nisme. Ai tha se kjo nismë vjen në moment kur plisi po reduktohej dhe po zhdukej nga përdorimi.

Sa i përket shpalljes së një dite zyrtare të plisit, ai u shpreh se mund të caktohet një datë e veçantë, por kjo do të ndodhë në një moment të përshtatshëm, pasi festa të jetë masivizuar edhe më tej.

Plisi është përdorur masivisht nga të gjithë shqiptarët. Shqiptarët e kanë pasur traditë historikisht, me forma dhe trajta të ndryshme. Erdhi një moment kur plisi po reduktohej dhe po zhdukej nga përdorimi. Në këtë moment e pamë të arsyeshme të ndërhyjmë që të aktualizohet dhe të përdoret, si dhe ne iniciuam mbajtjen e Festës së Plisit, duke nisur për ta shpallur festë kombëtare. Festa e Plisit të Bardhë, e cila mbahet në Dajt, ka mbledhur pjesëmarrës nga të gjitha trevat. Fillimisht e kemi filluar me tre plisa, por më pas erdhi duke u masivizuar. Festa e Plisit të Bardhë nga Dajti është përhapur edhe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës, duke marrë përmasa në të gjitha trojet etnike shqiptare.

Sa i përket një dite të plisit, festa është ajo e Plisit. Mund të caktohet një datë e veçantë, por në një moment të caktuar, pasi të masivizohet edhe më tej”, tha ai.

A sjell në vëmendje se “Plisi është kombëtar shqiptar, sepse që kur fotografia ka realizuar imazhe, shqiptari shfaqet duke e përdorur masivisht; po ashtu ekzistojnë edhe artefakte që e dëshmojnë këtë”, tha ai.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin, Xhemaledin Salihu, studiues dhe nismëtar i “Plisi” në UNESCO, u shpreh se plisi daton shumë herët dhe ka qenë pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar.

Plisi daton shumë herët, është mbajtur ndër shekuj, sidomos në Malësinë e Preshevës. Në çdo manifestim kombëtar, ata janë veshur me veshje kombëtare dhe kanë vendosur edhe plisin. Si shoqatë biseduam në vitin 2019 në Preshevë dhe nënshkruam një memorandum bashkëpunimi kulturor për organizimin e manifestimit ‘Dita e Plisit të Bardhë’”, tha Salihu.

Ai theksoi se “kjo ditë ende nuk është vulosur dhe nuk është përcaktuar zyrtarisht se cila datë do të jetë, por përpjekjet për institucionalizimin e saj vijojnë”.

Njohja nga UNESCO e Plisit nuk do të ishte vetëm një medalje ndërkombëtare. Ajo do të nënkuptonte mbrojtjen e teknikës tradicionale të punimit të Plisit, mbështetjen e artizanëve që ende e prodhojnë me dorë dhe ringjalljen e interesit për trashëgiminë kulturore shqiptare. Do të ishte, gjithashtu, një mundësi reale për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për ta treguar historinë tonë me zë të lartë, përtej kufijve. A.K./TemA

2 Komente

  1. q
    qeleshe jo plis!

    Sa më ngre nervat kjo fjala "plis". Plis ne i themi pjesës së tokës së pluguar nga traktori. Fjala "qeleshe" është më shqip.

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari...

      Shoh nje ngjashneri midis plisit dhe kippas cifute, dhe nuk shoh asgjë të keqe: sekush e zgjedh vetë grazhdin ku don të haje..

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje