Kristi Shkodra është një nga të rinjtë e shumtë që kanë provuar emigrimin, por që e kanë rigjetur veten duke u kthyer në vendlindje. 34-vjeçari nga Shkodra prej vitesh i është përkushtuar pikturës, një pasion që e ka shoqëruar që në fëmijëri dhe që sot është kthyer në mënyrë jetese. Kristi ka nisur të pikturojë që në moshën 10-vjeçare, ndërsa dashuria për artin i është trashëguar nga i ati, Aleksandër Shkodra.
“Shumë kritik arti më thonin që ke bërë një gjë të jashtëzakonshme”, u shpreh piktori.
Aktualisht, ai ndjek vitin e tretë të studimeve në degën Pikturë-Grafikë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, duke e thelluar më tej formimin e tij artistik dhe teknik.
“Na jep ndjesi një rrugicë, një port sepse pallatet e mëdha i kemi parë në Europë”, tha ai.
Një moment i veçantë në rrugëtimin e tij artistik është edhe takimi me kardinalin shqiptar, Dom Ernest Troshani, të cilit Kristi i ka dhuruar një nga veprat e tij, një përjetim që ai e ndan me emocion në këtë rrëfim.
Kristi kalon shumë orë në atelienë e tij, duke punuar me përkushtim dhe pasion, ndërsa vëren se interesimi për pikturën dhe veprat artistike po rritet gjithnjë e më shumë në Shkodër. A.K./TemA
Lini një Përgjigje