Në një kohë kur krerët e UÇK-së ndodhen në Hagë dhe akuzohen si të ishte Kosova që kishte pushtuar Serbinë dhe shqiptarët kishin kryer masakrat ndaj popullatës civile serbe, vepra e artistit Gazmend Leka "flet" përmes gjuhës së artit.
Për të freskuar memorin e “atyre” që në vend të agresorit po akuzojnë në gjyqin e Hagës udhëheqësit e luftës së lirisë.
Në vitin 2023 autori krijoi ekspozitën “ABEL” me 22 piktura dhe e çeli në Galerinë FAB, në Tiranē.
Në ekspozitën e tij u ekspozua edhe piktura që shpalos krimet e serbëve në Kosovë
"Është dëshmi piktorike e krimeve të serbëve në Kosovë. E pikturova në memorin të shqiptarëve të masakruar në mënyrën më ç’njerëzore" - thotë autori i veprës, Gazmend Leka. /Mapo.al/
Lini një Përgjigje