Rama: Muzeu i Botës Nënujore vjen së shpejti në Sarandë

13 Shkurt 2026, 13:20Kulturë TEMA
Rama: Muzeu i Botës Nënujore vjen së shpejti në Sarandë

 Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kantieri i Muzeut të Botës Nënujore, që po ndërtohet në Sarandë.

“Në Sarandë vijon puna për ndërtimin e Qendrës së Mirëseardhjes dhe Muzeut të Botës Nënujore, dy projekte me rëndësi për qytetin që do të vihen në funksion të qytetarëve dhe vizitorëve të shumtë duke shtuar atraksionet turistike dhe duke lehtësuar trafikun dhe menaxhimin e parkimeve gjatë sezonit turistik”, u shpreh Kryeministri në rrjetet sociale.

Punimet janë inspektuar nga kryetari i bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, së bashku me ekipin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ata panë nga afër punimet e Muzeut të Botës Nënujore, një projekt i rëndësishëm dhe unik që do t’i shtojë qytetit një tjetër atraksion me vlerë për vizitorët dhe komunitetin.

Eksplorimi i botës nënujore është një atraksion relativisht i ri në Sarandë, ku sporti i zhytjes po merr një vëmendje dhe interes të veçantë vitet e fundit. Jo vetëm vendas por veçanërisht zhytës të huaj, janë kureshtarë dhe të interesuar për të eksploruar botën nënujore në Sarandë, e cila është e pasur me artefakte.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje