FOTOT: Muzeu i Shkodrës merr jetë nga Karnavalet

13 Shkurt 2026, 11:11Kulturë TEMA
FOTOT: Muzeu i Shkodrës merr jetë nga Karnavalet

 Karnavalet e Shkodrës sollën ngjyra dhe gjallëri në ambientet e Muzeut Historik të Shkodrës, përmes eventit “Trashëgimia e Karnavaleve”.

Aktiviteti u organizua nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Tradicionale, në bashkëpunim me DRTK Shkodër dhe shkollën e mesme profesionale “Hamdi Bushati”.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke nënvizuar se “tradita u prezantua dhe u përcoll përmes kreativitetit dhe pjesëmarrjes së të rinjve”.

“Maskat e punuara me fantazi, kostumet shumëngjyrëshe dhe interpretimet artistike krijuan një atmosferë festive, duke rikujtuar një traditë të rëndësishme për qytetin, me origjinë që daton që prej vitit 1860”, theksoi Gonxhja.

Festa e karnavaleve në Shkodër ka nisurqë prej datës 9 shkurt  dhe do të vijojë deri të dielën, 15 shkurt. Në shesh do të ketë butafori artistike, karro alegorike, parada, personazhe groteske dhe të animuara, koncerte, etj., që përveç se do të përfshijnë qytetarët shkodranë do të tërheqin miq edhe nga jashtë Shkodrës.

Karnavalet e Shkodrës rikthejnë traditën e festave me ngjyra dhe muzikë, duke krijuar një ambient tërheqës për familjet, të rinjtë dhe vizitorët, dhe shërbejnë si një mundësi për promovimin e qytetit si destinacion turistik dhe kulturor. A.K./TemA

Lini një Përgjigje