Në zemër të jugut të Shqipërisë, në fshatin Goranxë pranë Bregut të Melanit, në Dropull, ngrihet madhështore Kisha e Shën Mërisë, një ndër objektet e kultit më të vjetra dhe me vlerë në vend.
E ndërtuar në shekullin XVIII dhe e restauruar ndër vite, kisha është shpallur monument kulture pas viteve 2000, duke u kthyer në një pikë referimi për trashëgiminë historike dhe shpirtërore të zonës.
Objekti i kultit njihet për ikonat dhe pikturat që i atribuohen mjeshtrit të madh Onufri, një prej ikonografëve më të rëndësishëm të shekullit XVI në traditën ortodokse shqiptare. Brenda saj ruhen ikona të vjetra dhe objekte me vlerë të veçantë artistike, që përbëjnë një dëshmi të gjallë të trashëgimisë sonë kulturore.
Kisha e Shën Mërisë mbetet një destinacion me rëndësi jo vetëm fetare, por edhe turistike, duke tërhequr vizitorë të interesuar për historinë, artin dhe arkitekturën kishtare në jug të vendit.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje