“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës për Excluzive”

16 Shkurt 2026, 08:50Kulturë TEMA
“4 çështje pas rrëfimit të Stillo Papadhimës

Nga Auron Tare

Pas rrëfimit prej dy orësh nga Stillo Paoadhima, plaku 100-vjeçar që i mbijetoi kampit të robërve të luftës në Gjermani, katër gjëra më mbetën në mend.

1. Pasi u mbijetoi tmerreve të kampit, urisë, sëmundjeve dhe punës rraskapitëse si rob lufte, Stillo, i veshur me rrobat e ushtrisë amerikane, u nis për në shtëpi. Nëpër stacione treni, me kamionë ushtarakë, në këmbë, mundi të arrinte deri në Beograd. Atje, për disa ditë, u ushqye nga serbët falas, duke pasur statusin e një të mbijetuari lufte. Sapo hyri në kufirin shqiptar, rojet e kufirit u përpoqën t’i merrnin rrobat e reja nga trupi.

2. “Në kamp ndihmuam disa çifutër”, tha Stillo. I thirrur me urgjencë në Tiranë nga Partia, 5 vjet pasi ishte kthyer nga kampi e priste një e papritur. Ata “çifutët” i kishin dërguar Stillos dhe shqiptarëve të tjerë që kishin ndihmuar për t’i shpëtuar në Gjermani nga 500 dollarë. Mirënjohja është një nga virtytet më të rëndësishme. Popujt e mëdhenj mirënjohjen e mbajnë shënim.

3. Pasi e mbyllëm bisedën, e pyeta Stillon nëse i dilte pensioni që merrte nga shteti i tij. Stillo kishte punuar gjithë jetën si shofer në parkun e Sarandës. “E more, djalë”, më tha me të qeshur Stillo dhe sytë i shndrisnin. “Për mua të rrojë gjermëni. Ka 30 vjet që më paguan pension.”

4. Stillo është 101 vjeç. I uroj jetë të gjatë, por kur xha Stillo të largohet nga kjo botë, bashkë me të do të ikë edhe shqipja e mrekullueshme që fliste. E folura e bregut, plot melodi dhe e papërsëritshme. Askush nga shqiptarët e rinj nuk e flet më këtë gjuhë kaq të bukur. Sa keq.

17 Komente

  1. G
    Go West

    Na e zbukurove kete mengjes shkurti, Auron. Rrofsh!

    Përgjigjjuni
    1. A
      A.A

      Kam punuar me nje burre tjeter Papadhima ne Parkun e Automjeteve Tirane, Qirjako quhej. Kusheri i pare i Stillos. Mjeshter motorist, i paket nga fjalet qe i ndriste shpirti vetem dashuri e respekt. Kur i permendej emri, kolektivi ku punonte, apo lagjia ku banonte flisnin fjalet me te bukura per Qirjakon dhe gjithe familjen. I ndrit shpirti se eshte ndare nga jeta!????

      Përgjigjjuni
    2. H
      Heretiku

      Si gjithmone, shkrimet e A. Tares rrezatojne, trasmetojne kulture, qytetari, humanizem.

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gjer. Mani

        Jo shkrimin, shif emisionin! Ai të habiste..... Bravo Auron.

        Përgjigjjuni
      2. D
        Dikur Saranda ishte nje perle

        Auron, ka qene edhe nje tjeter nga bregu me mbiemrin Llaci qe ishte kthyer nga kampi Auschwitz, dhe ai shofer saureli ne parkun e Sarandes.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vlonjat

          O Auron po zhgenjen me keto shkrime me doze te forte cinizmi dhe helmi ndaj shqiperise. Shqiperia ka pas te meta me 1944 si edhe sot me 2026 dhe do ket edhe kur te ikesh edhe ti nga kjo bot. Por si nuk gjete nje fjali te permendesh perse ky njeri u internua nga Gjermanet se bashku me 400 te rinj te tjere dhe qe 99% nuk u kthehen nga kampet e nazismit? Por gjete te shkruash per nje genjeshter te trashe "tentuan ti merrnit rrobat nga trupi". Atij ti rroj gjermani anti-nazist qe njeh krimet e baballareve te tyre, demshperblen per vuatjet dhe ul koken para viktimave te nazismit dhe vendosin lule tek varrezat masive qe krijuan te paret e tyre.

          Përgjigjjuni
          1. R
            Replike to Vlonjati

            Bravo Vlonjati , shume sakte ...!!

            Përgjigjjuni
            1. k
              kasemi

              i nderuar Vlonjat. shume trishtueshme te lexosh komente te tilla. E verteta eshte e vertete. mos parja ne sy e te vertetes e ka bere vendin ne ate gjendje.

              Përgjigjjuni
            2. O
              OK

              E ndoqa dokumentarin me shume kureshtje te cilen ma shtoi dhe me shume energjia dhe memoria e hatashme e ketij burri shekullor. I uroj te kete dhe shume vite te tjera. Vec te tjerash mesova dhe per Mil(t)o Xhanin te cilin ai e permendi shkarazi qe kish qene komandant, e te cilin une e kam patur ne lagje derisa nderroi jete ne 2010 . Respekte

              Përgjigjjuni
              1. E
                Emocionuese Auron, je shqiptar bio.

                Njerez te paster si Stillo i mbijetojne hareses

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Bregu

                  Jetë të gjatë xha Stillo Bravo Auron

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Rolandi nga Dragoti

                    Pershendetje,Auron!Na zbukuron diten,na edukon dhe na tregon se nga Tepelelena ka burra te kulturuar.

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arturisaranda

                      O vlonjat barba STILLUA eshte pjese e historise se qytetit tone.Perpara se te flasesh per te dhe te tjere si ai te lash gojen.Te gjitha ato qe thote jane te verteta.Prandaj te lutem leri komentet e ndyra sepse nuk flitet as per edin dhe as per salen

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tepelena

                        Kërkoni të na mbushni mëndjen për sërbët e “mirë”….?!!!!!!! - Genocidi sërb në Sebrenicë 8372 të vrarë… - 25000 - 30000 të dëbuar nga Sebrenica… - 30000 - 50000 gra të përdhunuara nga sërbët… - 33071 Boshnjakë dhe Kroatë të vrarë… - 1000000 Boshnjakë,Kroatë dhe të tjerë jo-sërbë të dëbuar…. Genocidi sërb në Kosovë: - 13000 të vrarë në mbi 400 masakra - 6000 të zhdukur nga të cilët 1653 nuk janë gjendur akoma - 137 vare masive me nga 5 deri 157 të masakruar - 20000 gra të përdhunuara….. ……këta janë sërbët dhe jo ata që doni të na paraqesni…. Mirë respekt që nuk keni për viktimat…po turp nuk ju vjen?!!!!!!!!!!!

                        Përgjigjjuni
                        1. x
                          xhemal

                          Auroni eshte nje ballist i kohes m...t..shkel mbi dinjitetin e babait Isait nje burre me dinjitet...me virtytet me te mira njerezore pervecse nje ushtarak e sportist i zoti

                          Përgjigjjuni
                          1. Z
                            Zio.....

                            Rasti i Stillos eshte nje pikez drite ne detin e mjerimit nga 1945 ku lundron i kenaqur autori i shkrimit, pa asnje lloj morali njerezor: hengri, piu kur shumica punonte per nje krodhe buke nga nengjesi ne darke, mandej, fitorjet e Lavires 1941, rropatet ne sa te munde t'i perjetesoje permes harreses se gjemave te Lavires...

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pasardhës veterani të L.A.NC.ÇL.

                              NGA TRËNDAFILI DEL DHE FERË. KY ËSHTË KY BIRBO.AI E MOLI LOPËN PËR SHUMË KOHË DHE SOT BËNË KAKËRDHI.TURP O FTUJAK QË SKE PËR TU BËRË ASNJËHERË CJAPË.TI TURPËRON BABËN DHE I SHËRBEN ATYRE QË JU NGJITËN PAS ÇIZMES NAZIFASHISTËVE.KA O BIRBO DHE 28000 YJE QË E RRESHTUAN SHQIPËRIN NDËR VËNDET FITUSE DHE PËR ATA QË ZOGRSAFIS TI.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje