Gjirokastër/ Planifikohen investime për mbrojtjen e monumenteve të kulturës

16 Shkurt 2026, 13:32Kulturë TEMA
Gjirokastër/ Planifikohen investime për mbrojtjen e monumenteve

Për mbrojtjen e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Qarkun e Gjirokastrës, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve ka planifikuar disa projekte të rëndësishme për vitin 2026. Ndër projektet kryesore janë restaurimi i Teqesë së Koshtanit, monument kulture i kategorisë së parë në Memaliaj, restaurimi i Kalasë së Gjirokastrës, Kishës së Leklit në Përmet etj., me synim parandalimin e dëmtimit të mëtejshëm të tyre.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër, Ardis Duka, u shpreh për RTSH se, “Nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore do të fillojë restaurimi i Teqesë së Koshtanit, (Monument Kulture) kategoria e parë, që ndodhet në Bashkinë Memaliaj. Gjithashtu është duke u hartuar projekti për një restaurim të Kalasë së Gjirokastrës, e cila ka nevojë për mirëmbajtje. Në kuadër të këtyre ndërhyrjeve janë duke u marrë masat për ndërhyrjen në Kishën e Leklit, e cila vitin e kaluar pësoi djegie në pjesën e çatisë së saj.

Gjithashtu, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër po merr masa për ndërhyrje emergjente në disa objekte monument kulture në qytetin e Gjirokastrës, të cilat janë të degraduara dhe paraqesin rrezik për kalimtarët.

Gjithashtu dua të përmend faktin që Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Gjirokastër është duke ndërmarrë masa për ndërhyrjen emergjente në disa objekte të rëndësishme në qytetin e Gjirokastrës, të cilat janë të degraduara dhe që mund të shkaktojnë rrezik për banorët.”

Këto iniciativa dhe ndërhyrje synojnë ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në Qarkun e Gjirokastrës, duke garantuar që monumentet historike të jenë të mirëmbajtura dhe të ruajtura për brezat që vijnë. A.K./TemA

Lini një Përgjigje