I ftuar në episodin e kësaj jave të Apostrof Podcast, kompozitori Robert Bisha ka foli në lidhje me një pyetje që shpesh i ndan artistët: a mund të ekzistojë arti kritik ndaj politikës, apo arti vërtet radikal brenda institucioneve zyrtare?
Në vend që ta përshkruante këtë marrëdhënie si betejë, Bisha e cilësoi si një lloj “vallëzimi”. Sipas tij, gjestet dhe lëvizjet e konfliktit dhe bashëkpunimit shpesh ngjajnë me njëra-tjetrën, në varësi të mënyrës se si artisti zgjedh të lëvizë brenda sistemit. Ndërsa pranoi se më herët gjatë karrierës së tij, iu qasej institucioneve zyrtare me njëfarë dyshimi, Bisha tha se këndvështrimi i tij ka evoluuar me kalimin e kohës.
Ai shtoi gjithashtu se të punuarit brenda kornizave institucionale e ka lejuar të takojë individë që interesohen në mënyrë të sinqertë për artin dhe e njohin vlerën e tij. Sipas tij, problemi nuk është thuajse asnjëherë personal, por qëndron tek kufizimet dhe dinamikat e vetë sistemit.
Bisha theksoi se institucionet në Shqipëri janë shpesh të paqëndrueshme, ose ende në transformim e sipër dhe, ndërsa kjo është negative nga pikëpamja e shtetit, nga ana tjetër krijon një solidaritet të papritur mes individëve që punojnë brenda këtyre institucioneve.
Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast:
Robert Bisha: Anarkia, e vetmja zgjidhje horizontale për të mbajtur gjallë dashurinë dhe respektin
Lini një Përgjigje