(Në 20 vjetorin e “emigrimit” drejt mallit tonë të pafundmë)
Nga Martin Leka
-Mbiemri: mund i madh ta mbash mbi supe.
-Profesioni: shkroi prozë e poezi, për të mbetur NJERI.
-Vendlindja: kryeqytet, aty ku ishte dhe kryebohem.
-Studimet Universitare: në Fakultetin që sot prodhon dhe diplomantë që kanë alergji për drejtshkrimin apo gramatikën e që psh, fjalën “mrekulli” e shkruajnë “mBrekulli”.
-Punësimi: deri në 1990 punoi në të vetmen gazetë të kohës, që e merrnim borxh dorë më dorë që të shihnim pak “Drita”.
-Nga 1991, deputeti më atipik e historik, antikonformisti i pashoq që shpejt iku nga ajo sallë e papërshtatëshme për rracën e vet.
-Ishte Kryeredaktor në disa gazeta e revista, për të mbetur përgjithmonë “Kryeredaktor i Lirisë së Fjalës”.
-Disa kryeministra e ministra duhet të shënjojnë në CV-të e tyre: “kemi patur këshilltar Teodor Kekon”.
Thënia proverbiale, sipas meje: “Dori vogël as nuk shitet, as nuk blihet, por vetëm sponsorizohet”…
-Fobia: njerëzit që nuk qeshin.
U bënë 20 vjet pa u parë, qysh kur ti ike “emigrant” në parajsën tënde të shndritshme, me vezullimin e dritës, aromës së luleve e parfumit tënd, erën e të cilit e ndjejmë përmes veprave që le pas. Nuk kam çfarë ti them dynjasë për Dorin, por një gjë do vazhdoj ta them përherë: gabimi dhe mëkati më i madh yti ka qenë ikja jote.
Të pata shkruar para dy vjetësh një letër, të cilën e rilexova sërish. Të them të drejtën, pa u trembur të tregohem mazokist, nuk kam vërejtje për veten dhe nuk i heq asnjë presje asaj çfare të kam shkruar. Por, po të shkruaj që ti dish dhe ca gjëra të tjera për këtë nahinë tonë këndej, këtu e dy vjet e këtej.
Dori, siç të pata shkruar, Edi Rama e mori dhe mandatin e tretë. Hyri në histori për këtë, por prit se me gjasë, nuk do jetë çudi të fitojë edhe një tjetër mandat të radhës. D.m.th, të katërtin. Ndoshta jo për meritën e vet, më shumë se sa për një opozitë lesh e li. Ja, ta lidhim fillin e muhabetit të opozitës. Saliu u pendua dhe erdhi prap në krye të PD. U rikthyem aty ku ishim, si para 31 vitesh kur ti ëndërroje se me këta mund të ishte më mirë. Ashtu siç di vetëm ai me çetën e tij, e përzuri Lulin me forcë nga selia, me hunj e gurë e varre’. U bënë gazi i botës, veç të shihje pamjet në selinë e PD. Më turp s’ka!
Tani Saliu ka partinë, deputetët ca i ka ca jo, vulën ende e kanë kundërshtarët, ndërsa vetë Saliu është “non grata” nga SHBA dhe Britania e Madhe. Saliu mbahet ende, është energjik dhe del çdo ditë nëpër ligjërata. Siç duket, ai nuk jeton dot pa qenë udhëheqës. Ja, fiks tani që po të shkruaj, ai është live në një TV dhe po orienton fermerët nën moton “Bujqësia në rrezik”. Po flet për lopët, viçat, arrorët, ullirin…
-Kjo qeveri është armike e ullirit, po thotë tani. Në fakt, ai është në dakordancë të plotë me veten, sepse Edi Ramën e ka shpallur armik e me “rregull treshi”, Edi është armiku i të gjithëve e të gjithave, është “nëna e të gjithë të zezave’ në këtë vend. Me pak fjalë, që të mos zgjatem, e reja që pas letrës së para dy viteve, është alternativa që na ofrohet sot, pas me shume se 30 viteve. Eshtë po ai që ishte, Saliu! E reja tjetër dhe që ka lidhje po me opozitën, është Iliri. Te nesërmen e ikjes nga president, mori partinë që kishte Monika dhe i ndryshoi emrin. Tani quhet Partia e Lirisë. Eshtë në opozitë të plotë e të egër me qeverinë.
Këta pritet të vijnë në pushtet, siç vetë thonë.
Nuk po zgjatem shume me politikën, por telegrafisht po të them se ky Edi Rama paska qenë njeri me fat e ne s’paskemi ditur gjë…
Në Kosovë është pothuaj e njëjta gjë në kuptimin politik. Nuk kemi devijim nga raca. Pothuaj gjithë zinxhiri komandues i ish-UÇK-së është në arrest në Hagë. Në pushtet ka ardhur një “komunist” i vogël, Albin Kurti, i regjur në burgjet serbe dhe një grua që iku nga LDK-ja për tu bërë presidente. Ka për emër një emër lumi nga toka amë, Vjosa, dhe perandori ka mbiemrin, Osmani. Nuk i kam dëgjuar asnjëherë, as njërin dhe as tjetrën, as t’ua përmendin njëherë emrin kundërshtarëve politikë, ish-presidentit Thaqi e të tjerëve, që akuzohen mbi bazë akuzash me origjinë proserbe, nga një deputet i PE me emrin Dik.
Këtu janë shtuar oligarkët. Të pata thënë për disa, po tani ka dhe të tjerë. Ti nuk i njeh se janë të rinj, po gjithsesi, e kanë një lidhje me racën. Sepse pushteti ekonomik është gjeneratori i atij politik. Teori kineze, por efektive. Këtu ka humbur dashuria në gjithë kuptimet e saj. Nuk të do njeri po nuk pati interes. Pa interes, je nje i huaj që bredh rreth vetvetes në hapësirën gri të këtij qyteti që po bëhet gjithnjë e më i madh. Horizontalisht e vertikalisht.
Ja p.sh, po ta them pa mu skuqur faqja. Kam rreth 7 muaj që kërkoj një takim me një zyrtar të kryeministrisë dhe nuk e takoj dot. I shkruaj, herë përgjigjet, herë jo. Herë është në mbledhje, herë në takim, herë me shefin, herë jashtë Tiranës, herë jashtë shtetit… Po mirë e ka në fakt, se mos i duhem gjë unë tani që s’kam asgjë në dorë?! (Meqë ra llafi, po ta them unë meqë Xhuli s’ta paska thënë. Edhe Xhuli është pa punë.
E hoqi një si biçim ministri, mëkëmbës i Edit, që mbeti e mbeti vetëm zv.ministër. Gent quhej e jam i bindur se mund të kishte dije e kulturë “supersonike”, po zor se ka lexuar njw poezi tëndën, se spo them për libër). Pra, se na prishi Xhuli fillin e muhabetit, ka ikur koha kur jo për 7 muaj, po për 7 minuta apo 7 ditë, takonim 7 herë nga 7 udhëheqës. Ky tipi më kujton N. Lesin e famshëm. Kur dikush e kërkonte Nikollën e ky donte ta hiqte qafe, ja priste shkurt: -jam në OSBE… Por ky tipi nuk ka asnjë ngjashmëri me Nikon që është bio!
“I dua njerëzit që të kërkojnë edhe kur nuk u duhesh. Kjo është arësyeja pse dua pak njerëz”, pat thënë një aktore e famshme.
Po të them copëza që më vijnë ndërmend tani, se s’ka netë dimri që shkruan peizazhin politiko-ekonomiko-kulturoro-mediatik e estetik të shoqërisë këndej botës sonë të frymorëve.
Media i dashur, është e lirë. Madje jo e lirë, po në një liri të shfrenuar. Aq sa për ta patur frikë. Po po. Unë e kam frikë lirinë e shfrenuar. Dhe është cmenduri kjo që po them. Është vrastare të kesh frikë nga liria. Këtu mund të hapësh krahun me “librin e shpisë” ndaj kujtdo, që nga kryeministri e gjer tek më i fundit në radhë. Fjalorin dhe etikën lëre mënjanë, janë “armiqtë” e medias. Në ekranet tona apo mediat e shkruara mund të shohësh e lexosh jo vetëm fjalor që ne nuk e përdornim as në tavolinat në kafe “Europa” apo “Dajti” orëve të natës, por nuk po gjej fjalë ta përshkruaj. Mënxyrë! Etika?
Mos e përmend se do të të etiketojnë demode, si njeri të dalë boje. Mu kujtua një pasazh i një filozofi të madh që pat shkruar “Njeriu banon në gjuhë”… Këtu gara më e fortë në televizionet tona nuk është gara e shikueshmërisë apo e balancave informative. Gara e vërtetë është se kush nga gazetarët bëhet vetë lajm në panel me kryeministrin. Duket sikur gazetari në vend që të përgatitet të bëjë pyetje, “përgatitet” si të bëhet vetë lajm. Ka ndodhur jo pak herë.
Po përsëris atë që kam thënë shumë heret dhe më duket sërish aktuale: “Sot ka gazetarë që bëjnë pallate e ndërtues të pashkollë që bëjnë gazeta”!
Për ta përfunduar konglomeratin e madh të mediave, mund të them se ka ende shpresë. Por me një kusht. Kur analistët e gazetarët të jenë kaq të lirë sa të thonë në ekran ato që thonë nëpër kafene!
Ne jemi një vend i çuditshëm. Të gjithë ankohen se jemi të varfër, por të gjithë i gjen zgjuar e ngrysur nëpër kafene; thonë s’kemi rroga të mira, por pushimet i kalojnë jashtë e makinat i kanë më të kamura se i kishin anëtarët e Byrose Politike dikur; ankohen të gjithë se qeveria nuk investon për pastrimin, por plehrat i hedhin nga ballkoni; të gjithë ankohen për strehimin, por këtu çdo ditë mbin një pallat apo kullë e re; ankohen për rendin, por këtu vriten për një gërvishtje makine, për një të parë shtrembër, për një parkim makine, për një vijë uji…
Jetojmë në një vend ku mirësia është më e lirë se urrejtja, ku dasma është më e lirë se dashuria, ku botoxi është më i rëndësishëm se leximi; ku e vërteta është më e lirë se maska; ku ndjesa quhet turp e arroganca krenari; ku besa u arratis e ku lindi tradhëtia; ku mbijnë gurë e vdesin trëndafila; ku servilët hanë bukë e të aftët lajnë pjata; ku i dituri ka shef injorantin… Mosmirnjohës e të marrë, ti pështysh në surrat!
Do iki dhe kokën nuk do ta kthej
të shikoj Dajtin plak të trishtuar,
të shoh kafetë mbushur me pleq,
të shoh gazetat në rrugë shtruar.
Pse ta kthej kokën? Këtu çdo cep
një gjë të hidhur më kujton.
Një fëmini që iku për lesh,
sa për rininë, si erdhi shkoi!
……………………………..
Ndoshta do ketë për mua globi
Një pëllëmbë vend me paqe, jetë,
Një pëllëmbë vend ku nuk është hobi
Mos lesh njeri të jetë i qetë.
Por, sidoqoftë, do jetë më mirë.
Një zë më thotë: “Mbathja me vrap”,
Dhe tjetri shton: “Ik me dëshirë”!
Tani i dashur, nuk kam ç’të të them më. Po deshe, tako Tos Baxhakun e Gjergj Xhuvanin, Xhode Ferrin, Kiço Blushin e Petrit Rukën, Rikard Ljarjen e Bardhyl London…e bëni film a roman a dramë ose… shkruani një këngë vaji për ne të gjallët!
Do të të duam gjithmonë, të fala andej!
Ngado i rrethuar tradhëtitë më sulmojnë, do zhdukem nga ky vend ku vet veset triumfojnë, dhe do kërkoj në botë një vend sado të mjerë, ku duke qenë i lirë mund të jetoj me nder. Mizantropi.Molier.
A eshte ky Dor shkerdhata qe zbuloi ate "arin e vjedhur" nga komunistet? Nje mashtrues ordiner ....
Po ky M.Leka mut muti,pse nuk thote qe ende Rama ne pushtet prej 24 vitesh pa nderprerje fare shume me teper se Saliu dhe Meta bashke!!Perse jane kaq legena gazetare dhe nuk e permendin kete fakt kokforte?!Jo se jane burra te mire Meta apo Berisha por ky shpirtziu cmendur e shkaterroi vendin dhe e sakatoi popullin.Shtyp konformist i blere,pa skrupull fare
Rendesi ka qe Dori ka shpetuar nga ky vend i poshter qe eshte i mbushur me idiote si "A ju kujtohet" dhe "E verteta" ...
Paska shpetu Dor mashtrusi edhe ti po ndihesh i kenaqur!? E drejta jote jo vetem te kenaqesh, por edhe te jesh i trashe! Nuk eshte krim te jesh i trashe ...
C'fare flet mor DEBIL
DEBIL je ti o i shkrete Adrian kokpalari. Ky maskarai Teodor Keko ka qene nje nga organizatoret kryesore te atij mashtrimit ne TV, nje dite para zgjedhjeve te 1992-shit, ku nje "amerikan" tregonte ne nje interviste se si komunistet shqiptare kishin vjedhur arin dhe e kishin transportuar me avione. "amerikani" u zhduk nje dite pas zgjedhjeve, askush nuk solli asnje fakt apo dokument per shpifjen ne fjale, askush nuk e mori vesh kush e kishte bere intervisten me "amerikanin" dhe kush e transmetoi ne lajme, Dor bythqimi bente sikur nuk dinte asgje, por te gjithe e moren vesh se kjo maskarade ishte organizuar prej tij! Qe atehere ai Dori ka marre titullin e larte MASHTRUES. Nese ti nuk ke asnje informacion per kete, jo vetem qe je injorant, jo vetem qe je idiot, por edhe RROT CARI!
O idiot gazetar !!!!! XHULI KA DALE NE PENSION !!!! Si nuk ke turp qe ankohesh per Xhulin qe ndenji 100 vjet ne Hage sikur ta kishte biznesin e babait te saj!!!! Vetem ca militante te partive, ca spiune dhe ca felliqesira qe lepijne kedo qe vjen ne pushtet rrine aq vite pa pushim ne Ambasada CFARE TJETER DUHET TE KISHTE XHULI
Thjesht bukur dhe pa maska. E vërteta lakuriq. Faleminderit.
Shkrim i ndjere per njerez te mire,te ditur qe po ikin nje e nga nje dhe per fat te keq na kane lene plehrat dhe llumin neper kembe.Dori king ke qene dhe i tille do mbetesh.
Bravo ????
Një super shkrim ,bravo Martin Leka
Shkrim shumë i bukur!!! Mbase kështu kemi qënë(të metat dhe të këqijat e shoqerisë,që thoni JU)..por...por tani RA MASKA !!!!!! Pra jemi KETA që jemi sot.....
Shum te verteta gjen ne keto vargje. (kam frike te kthej koken mbrapa)
brilante.deri vitin tjeter qe te shkruash letren e rradhes nuk duhet te lexosh gje tjeter.flm
BUKUR,per keto lloj shkrimesh kemi nevoje,per ata burra te ndritur,qe iken nga kjo bote,po lane gjithcka te mire qe kishin.jo per keta plehra qe dolen ne krye te puneve,dhe sot nuk i dallon dot,nga rrugacet ordinier,keta njerez pa identitet,pa gen,pa origjine,qe me servilizem dhe bythlepirje,uzurpuan pushtet,vodhen,dogjen,vrane,tjetersuan pronat e te tjerve,dhe sot jane sheike,pa fe,pa atedhe,pa moral,pa turp dhe ta pa ngopur,qe kujtojne se ky popull i ka harruar bemat e tyre
I mrekullueshem!
Faleminderit!
E lexova me nje fryme! Respekte!
Te verteta te hidhura - por kjo eshte shija e te vertetes kudo dhe ngado..
I BRAKTISUR NGA TE GJALLET E KESAJ BOTE MARTIN LEKU, SIÇ E THRRASIN NE RTSH KU GRABITI MILIARDA ME KORRUPSIN, KA NIS ME KOMINOKU ME TE VDEKURIT E BOTES SE PERTEJME. NJE GJE E RE EDHE KJO. FRIGOJU NGA SPAK MARTIN SE KE BERE AQ ZULLUME NE RTSH SA SBESOJ QE KE ME SHPETU. KANE LON GJURRME AFERAT ME ALEKSANDER FRANGAJN PER BLERJE SHITJEN E PROGRAMEVE ETJ. KE 5 SHTEPI ETJ. MARTIN LEKU. ME PAGEN E ZV.DREJTORIT TE RTSH I VUNE. ISHE I PAPUNE KUR ME NDERHYRJEN E FRANGAJT TE EMERUAN NE RTSH.
Paska dritë në fund të tunelit! Bravo, e vërteta siç duhet të jetë! “Ndjesa quhet turp dhe arroganca krenari”. Fiks për shumë fatkeqësisht shqiptarë, që më mirë të trashë, por të fortë, sesa të ditur dhe jo muskulozë… Këtu, edukata personale dhe edukimi (arsimimi), që janë dy nga themelet e karakterit të njeriut, janë përtokë!
Tregove boten e vertet te piste shqiptare....pa fyer, pa tjetersuar personazhet.shum bukur.....shum bukur.! Shkrim homazh per per shqiptar te vertet...
Respekt dhe te lumte dora!Ky eshte realiteti yne i shemtuar qe ka 30 vjete qe na vret shpirterisht te gjitheve dhe ku jetet e njeriut vlejne sa plumbat ne bulevard kunder demonstruesve te vitit 2011,hapur e ne mes te dites dhe ku megjithese banditi ish kryeminister e ish prsident mburret e qesh me buzen vesh me vesh live ne Tv e thote se kisha dhe une snajper ne dore dhe do vrisja Edi Ramen,kryetarin e opozites,po te afrohej tek gardhi dhe,per cudine me te madhe ne bote,prokuroret tane,organet e drejtesise bejne sehir dhe e kalojne kete monster apo perbindesh kriminale te lindur si te tille si pa te keq e vazhdojne te bejne sikur jane ne krye te detyres,kurse shpresa e reformes ne drejtesi,kryetari i SPAKUT, ben sikur ka qene e sikur vazhdon te drejtoje SPAKUN me telekomande nga Afrika e Jugut e jo sikur ka qene qysh para vitit 1990 e me pas e deri me sot ne shqiperi dhe njeh me mire se kushdo tjeter qofte dhe gjene me te vogel qe ndodh ne kete vend.Por,cuditerisht,i rehatuar dhe Ai me nje Vile te bukur e te kushtueshme ne gjirin e Lalezit,krahas vilave te te fameshmve te botes se erret te krimit e te korrupsionit,Like Spiunit e agjentit te UDB-se,Sali Berisha.Pse pak eshte te jesh gjiton i tyre? Dhe presim ne qe ky person te hape dosjet e te hetoje ndaj tyre!Pika neve! Dhe mire ne qe aq e kemi bishtin,por pret dhe FBI-ja,DEA e Amerika ne pergjithesi qe ky person,me corbe te prishur ne goje sic duket,do prese kokat e korruptuara te nivelit te larte ne Shqiperi! Genjehen dhe ata me te vertete si puna jone apo Ambasada Amerikane vertet ka shprese tek ky ish prokuror i antikorrupsionit nen urdherat e Ilir Metes apo Metajt,Spiunit te fundit te gjetur ne kete vend?! Dhe keshtu,Arben Llallushi i Krajajve e kaloi periudhen si Krie.ar i SPAKUT dhe ne Dhjetorpritet qe te zevendesohet.Te shohim me tutje.Do vazhdoje te jete me i qete e te vijoje punen ne sistem apo do kete fatin e Llalles,sepse te flesh qellimshem mbi malin me dokumenta e fakte per keta dy perbindeshave qe per 30 vjete kane bere ligjin dhe perpiqen akoma ta bejne edhe sot e kesaj dite,nuk eshte gje e vogel...
Tregove boten e vertet te piste shqiptare....pa fyer, pa tjetersuar personazhet.shum bukur.....shum bukur.! Shkrim homazh per per shqiptar te vertet...
Sa shkrim I bukur. Analize e holle e gjendjes.Me shume ndjenje, dashuri. Miqesi e bukur mes jesh, pavaresisht se jeni ne dy bote te ndryshme. Bukur e ke qendisur.Te lumte zemra e pena, Martin Leka….
Ky është realiteti ynë, Bravo......
Po Xhuli pse duhet te jete me patjeter ne punë?Njoh shume persona qe jane pa pune,dhe nuk thote njeri asgje.N.q.s. ne vazhdojme me keto teori se eshte gruaja,motra,vellai etj i,e,dikujt atehere kot qe flasim.Mentaliteti komunist nuk vdiska kurre ne Arnautistan.
Kapter Ramiu ! Ben mire qe jep mendimin tend por mbylljen e ke te gabuar. A je shqiptar apo turk?? Duke permendur pa lidhje dhe me perbuzje vendin tend te cilin e quan Arnautistan ti shan dhe veten tende prandaj thuaj ndonje gje tjeter sepse ka plot ketu qe me tallje dhe percmim i thone Shqiperise Albanistan apo si ty Arnautistan. Ju me sa shoh kerkoni me zor Turqizimin e Shqiperise???
Ia fut kot ky artikullshkruesi! Xhulin nuk e hoqi kush nga puna, thjesht e kthyen nga ambasada ne Ministri e me pas doli ne pension!
Xhuli qendroi 100 vjet ne ambasade ne Hage sikur ta kishte biznesin e babes vet shkoi ne ministrine e jashtme per pak muaj e tani doli ne pension Martini eshte plakur e nuk di cfare thote
Martin Leka, Aleksander Frangaj, Nikollë Lesi, Preç Zogaj, Sali Berisha dhe... shumë veriorë të tjerë, janë turpi i gegërisë dhe mjerimi i kombit tonë. Në kohën e diktaturës, Teodor Keko, ka qënë ndër më të përkdhelurit e kohës. Për çfarë u shqua ai në periudhën postkomunidzmit!? Një intrigant, llafazan, mashtrues dhe gënjeshtar. Asgjë tjetër.
Ti dukesh qe ke qene dhe je ajka e ketij vendi… ajka e halese
Po ti Sulo ne hale ha? Se mut nxjerr nga goja.
Fjale te shkuara bukur per nje realitet shoqeror te kundert!
Ekselent Martin.Keta qe tentojne te hedhin ndonje paçavure per te madhin T.Keko jane kategoria qe "Jetojnë në një vend ku mirësia është më e lirë se urrejtja, ku dasma është më e lirë se dashuria, ku botoxi është më i rëndësishëm se leximi; ku e vërteta është më e lirë se maska; ku ndjesa quhet turp e arroganca krenari; ku besa u arratis e ku lindi tradhëtia; ku mbijnë gurë e vdesin trëndafila; ku servilët hanë bukë e të aftët lajnë pjata; ku i dituri ka shef injorantin… Mosmirnjohës e të marrë, ti pështysh në surrat! R E S P E K T
Xhuli Keko gjithe jeten neper ambasada dhe eshte ne moshen e pensionit....dhe nxjerr vetem vrer.
Faleminderit Martin Leka. Kisha kohe pa lexuar nje artikull te ngjajshem. Dori u prehte ne paqe.
Martin Leku, respekte per Dorin, po te ka marre malli shko takoje
Paska mbetur Martin interesaxhiu pa pune!!! Kujt nuk i sherbeu per te mbajtur ate kolttukun e drejtuesit ne RTSH fale te cilit u be zengjin e ky ka fytyren te bej akoma moral! Ky me mire te heshti se ka nje mal zullumesh ne RTSH.
Bravo ooooooo !!!!!
Nga foto me siper mesoj qe martin leka qenka njeri nga pardesy-bardhet dhjerokrate te mbrojtur ekskluzivisht nga ramiz alia. Goxha informacion.Kaq i ve kapakun. Po Dor Keko c'donte me kete takem?!
Ke harruar ti shkruash vetem qe te eshte trashur ça gjuha duke lepire bythen e Rilindjes.
Dori…… prehu i qete Dori
Po qe ke 20vjet zv drejtor I pergjithshrm ne rtsh e merr rrogen kot a I the?....bythlepires.....
I KOM PAS KOMSHI KEKOT FAMILJE E PERKEDHELUR NE KOMUNIZEM, ME TESERA PARTIE SHERBETOR TE ARTIT TE REALIZMIT SOCIALIST, E DRODHEN PAS NDRYSHIMIT FAMILJARISHT. DORIT TE MARTIN LEKUT IU CAKTU ROLI NGA RAMIZ ALIA DHE NGA SALLA E KUVENDIT SI DEPUTET I PD LSHOTE FJALE PA FUND DHE PITE XHIN. AJO XHULI QE I NGRE LAPIDAR MARTIN LANGARAQI KATNARI I LEZHES O MAJT ME PEKULE. UNE E NOH E PA AFTE KOMPLET DHE PER HATER TE DORIT E SHTYNI TAN JETEN BUKURI. SKUPTOJ ÇDO ME THAN MARTIN LEKA QE O NJE MEDIOKER I PAAFTE POR ABUZUS I MADH NE RTSH. ALLAXHEBA BOHET I GJALL SPAK SE AI MERITO SI THOMA GELLÇI QE KA BO SHUME ME PAK SE MARTINI DHE KA HONGER BURG.
Shkrim impresiv. Një elegji intelektuale,për një intelektual.
Faleminderit! Lexova dicka te mire e te vertete!
O shkrues, je ankuar qysh ne fillim per gabimet gramatikore e drejtshkrimore qe behen nga ata qe diplomohen tani. Por, edhe ti, i dashur shkrues, nuk shpeton nga gabimet (jane te tuat apo te gazetes, nuk e di), Po te bej me dije vetem dy (kur ta lexoj gjithe shkrimin, kam shprese te mos shtoj te tjera): "ti them te tjereve..." - duhet me apostrof - "t'i them te tjereve"; varre' - "shyqyr" (po e perdor kete fjale turke sepse eshte me vend) qe i ke vene nje apostrof, per te mos u lexuar "varre", por, i dashur shkrues, kjo fjale shkruhet me nje r: "vare" dhe duhet nje theks ne fund, jo apostrof: varè.
Edhe ti i ke shkruar me shkronje te vogel edhe Joel edhe Shkodra