Muaji tetor në Lezhë është pagëzuar këtë vit si “Tetori Fishtjan”, në nder të 154-vjetorit të lindjes së At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të rëndësishme të letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Në kuadër të këtij përvjetori, është parashikuar një kalendar i gjerë veprimtarish letrare, kulturore dhe artistike.
“Gjatë këtij muaji kemi një program shumë të ngjeshur me programe librash kryesisht me autor që i referohen Fishtës por dhe me autor të tjerë që lidhen me zhanre të ndryshme të letërsisë”, u shpreh Paulin Zefi, Përgjegjës i bibliotekës “Gjergj Fishta”.
Gazetari dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan Zef Pergega e cilëson këtë nismë si një mënyrë domethënëse për të mbajtur gjallë emrin dhe veprën e Fishtës, që vlerësohet në Shqipëri dhe diasporë.
“Gjergj Fishta është një figurë që është publikuar edhe në Shtetet e Bashkuara me veprimtari të jashtëzakonshme ndër vite. Fishta është një “diell” i kombit shqiptar dhe ne jemi disa rreze që promovojmë veprën e tij”, u shpreh gazetari.
Pjesë e “Tetorit Fishtjan” do të jetë edhe konkursi mbarëkombëtar “Çmimet At Gjergj Fishta”, ku rreth 60 autorë do të konkurrojnë me vepra të ndryshme letrare. - RTSH-
Burri i Madh i Shqypnise s'Vogel