Sefedin Stafa ka realizuar një peizazh të qetë në veprën më lart e titulluar “Nga kolonia e Maliqit, Korçë”.
Me një gjuhë vizuale të thjeshtë por të ngarkuar me ndjenjë, piktura reflekton atmosferën e heshtur dhe melankolike të zonës juglindore.
Sefedin Stafa është një nga piktorët më të njohur të Shqipërisë, që ka lënë gjurmë të thella në artin figurativ, përmes një rrugëtimi të gjatë dhe të pasur artistik. Ai ka kaluar një periudhë të rëndësishme në artin e realizmit socialist dhe ka sfiduar këto norma me stilin e tij unik në kohët moderne. Një aspekt i veçantë i karrierës së tij është kthimi në Shqipëri nga Greqia, i cili kishte si qëllim ruajtjen e identitetit dhe stilit të tij artistik.
Ai e ka nisur karrierën e tij që në moshën 8-vjeçare,duke studiuar me profesorë të shquar si Tahir Tahiraj dhe Fatmir Haxhiu, dhe më vonë në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, i specializuar në pikturën monumentale në vitin 1978.
Sefedin Stafa është një artist që ka arritur të ndërthurë teknikën e klasike me elemente moderne, dhe ndonëse ka punuar edhe në stile të ndryshme si impresionizmi dhe hiperealizmi, ai e ka ruajtur stilin e tij unik. Ai vazhdon të kontribuojë në artin shqiptar dhe të ngrejë zërin për përmirësimin e kushteve dhe mbështetjes ndaj artistëve në vend.
Lini një Përgjigje