Drama "Babai" ngjitet në Teatrin Eksperimental nën regjinë e regjisorit kosovar Erson Zymberi

7 Tetor 2025, 14:41Kulturë TEMA
Drama "Babai" ngjitet në Teatrin Eksperimental nën

Drama “Babai” e autorit francez Florian Zeller, e vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare vjen për herë të parë në skenën shqiptare nën regjinë e regjisorit kosovar Erson Zymberit. Një histori tronditëse dhe njerëzore mbi kujtesën, plakjen dhe dashurinë që mbetet dritë edhe në errësirën e harresës.

Në këtë konceptim të tijin  regjisori Erson Zymberi e sjell tekstin me një qasje vizuale dhe emocionale që zhyt spektatorin në botën e André-s, një burrë që humbet dalëngadalë orientimin, ndërsa vajza e tij, Ana, përpiqet ta mbajë të lidhur me realitetin.

Shfaqja flet për fragmentimin e jetës, për mendje të turbullta, për dhimbjen njerëzore, për kujdesin që këta persona kanë nevojë dhe natyrisht për dashninë që mungon”, u shpreh regjisori, Erson Zymberi.

Në rolin e André-së, aktori Viktor Zhusti do të sjellë për publikun  një interpretim të fuqishëm dhe të përmbajtur, duke ndërtuar me finesë portretin e një njeriu që humbet kujtesën, por jo dinjitetin.

Në trajtimin e Erson Zyberit kjo dramë merr një ngjyrë tjetër dhe këndvështrim tjetër, vjen me një vizion të qartë se çfarë ndodh me subkoshiencën e këtyre njerëzve. Drama është një iluzion i mendjes së babait”, tha aktori, Viktor Zhusti.

Krahas tij, Egla Ceno në rolin e vajzës, sjell një figurë plot dhembshuri e forcë të brendshme, një vajzë që përpiqet të mbajë të gjallë dashurinë përballë shuarjes së kujtesës së të atit”.

Shfaqja është e vendosur në mendjen e babait për mua të gjithë aktorët janë suport në thonjëza i babait. Ka emocione të mëdha, ashtu si në jetën e përditshme ka egërsi për këtë sëmundje”, tha aktorja Egla Ceno.

“Babai” do të ngjitet në skenën e Teatrit Eksperimental këtë fundjavë, nga data 9 deri në datën 12 tetor. - RTSH-

Lini një Përgjigje