Fëmijët që nuk shikojnë, akses në shfaqjen me kukulla

7 Tetor 2025, 09:36Kulturë TEMA
Fëmijët që nuk shikojnë, akses në shfaqjen me kukulla

Produksionin e fundit të Teatrit Kombëtar të Kukullave, “Bon Boni në Mbretërinë e Ëmbëlsirave”, EU4Culture e konsideroi si, një moment historik për aksesin kulturor.

Ky prodhim origjinal shqiptar solli në skenë, imagjinatë, personazhe, kostume shumëngjyrëshe, koreografi si dhe muzikë urbane shqiptare. Shfaqja është frymëzuar nga figura të njohura si Tefta Tashko Koço dhe Marie Kraja.

“Bon Boni në Mbretërinë e Ëmbëlsirave” ofroi jo vetëm një botë magjike të ëmbëlsirave, personazheve dhe melodive urbane shqiptare, por edhe një zhvillim të rëndësishëm: shfaqja u shoqërua me përshkrim audio për fëmijët e verbër dhe me shikim të dëmtuar.

Nëpërmjet rrëfimit, fëmijët ishin në gjendje të ndiqnin çdo skenë, çdo lëvizje, çdo detaj. Kjo shfaqje gjithëpërfshirëse, bëri që edhe këta fëmijë të mos mbeteshin pas, por të ndanin të njëjtin udhëtim magjepsës si bashkëmoshatarët e tyre.

Shfaqja u mundësua nga ANNEX Labs, një projekt në kuadër të EU4Culture, financuar nga BE dhe zbatuar nga UNOPS, në partneritet me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve. /atsh/

Lini një Përgjigje