Samah Al-Isa: Rritemi dhe mësojmë si ta gënjejmë vetveten… si ta lëndojmë veten...

6 Tetor 2025, 16:09Kulturë TEMA
Samah Al-Isa: Rritemi dhe mësojmë si ta gënjejmë

“Jeta…” nga Samah Al-Isa

Rritemi dhe mësojmë si të nisim beteja, por edhe si ti humbasim ato bindshëm…
si të luftojmë dhe të ringjallemi krejt vetëm…
Rritemi dhe mësojmë si të gënjejmë vetet tona…
si ta lëndojmë veten
dhe si të luajmë me zjarrin, të digjemi dhe të djegim…
Rritemi duke çapitur shtigjeve të ujqërve… derisa të bëhemi një prej tyre
kullufitim gjyshen, vrasim Kësulëkuqen dhe i nxijmë jetën gjuetarit…
Rritemi dhe bëhemi vetë errësira të cilës i trembeshim…
demonët të cilëve u frikësoheshim
Rritemi…
dhe jeta jonë bëhet një mësim, për të cilin na patën folur kur ishim të vegjël, por që asokohe nuk e kuptonim.

Lini një Përgjigje