Legjenda/ Tomori dhe Shpiragu: Si u shndërruan në male dy vëllezërit...

5 Tetor 2025, 22:20Kulturë TEMA
Legjenda/ Tomori dhe Shpiragu: Si u shndërruan në male dy

Mijëra e mijëra vjet më parë jetonte një zanë shumë e bukur. Një ditë ajo u takua me dy vëllezër viganë. Njëri ishte Tomori, tjetri Shpiragu.

Sikurse ndodh shumë herë ndër legjenda, të dy vëllezërit ranë në dashuri me zanën e bukur. Kaq fort ua trazoi zemrat të dy vëllezërve dhe kaq thellë u hyri grindja për të, sa që shpërtheu lufta vëllavrasëse.

Tomori, duke patur një shpatë të shkëlqyeshme, i ra vëllait të vet më të vogël brinjëve. Shpiragu, i armatosur me një topuz shumë të rëndë, iu turr me furi duke e goditur sa mundej më fort.

Zoti, që shihte çdo gjë, u trishtua dhe u zemërua prej pamjes aq të dhimbshme, grindjes aq të përgjakshme midis vëllezërve. Ata duheshin ndëshkuar për këtë mënxyrë që shkaktuan. Prandaj, Ai i ktheu fajtorët në gur. I dënoi të mbajnë ndër shekuj në trup gjurmët e këtij luftimi të tmerrshëm.

Që nga ajo kohë e lashtë e deri sot vëllai i madh, Tomori, i tregon diellit hapësirat e veta gropa – gropa dhe plasat e panumërta. Ndërsa, vëllait të vogël, Shpiragut, kushdo që kalon në këto treva, i sheh brinjët e coptuara e të thelluara vija-vija.

Shkaktarja e kësaj mënxyre, Zana e bukur hirëplotë, nuk duhej t’i shpëtonte zëmërimit të Zotit. Ai e ktheu në një kodrinëzë shkëmbore. Mbi të një ditë filluan të vendosen gurë mbi gurë. U ndërtua një kështjellë e madhe, e bukur, që qëndron edhe sot madhështore mbi qytetin e Beratit. E në mes të qytetit kalon lumi Osum që u krijua nga lotët e Zanës.

ObserverKult

————————————-

 

5 Komente

  1. D
    Detari

    Pastaj erdhen kurdet nga irani dhe akoma dhe sot festojne profetet e tyre turkarape duke therur kafshe cdo vit.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xeni

      E paska qa profesor Sazani

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sovrani

        Shumë legjendë e bukur! Ja që ka dhe BR me çfarë të krenohet. Edhe pse brezi i vjetër dhe ai i 3-të besoj se e dinë të gjithë këtë legjendë. Se besoj se brezi i ri sidomos adolescence e ka idenë. Normal brezat evolojnë dhe kanë të tjera preferenca dhe prioritete. Jetojmë në kohën e Tik-Tokit! E pafalshme, mos leximi dhe për fatkeqësisht analfabetizmi !!

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lymi

          Kush e ka shkruar këtë, Namiri?

          Përgjigjjuni
          1. .
            ...historia perseritet

            ... dhe me pas kryeveziri nga surreli, bombardon qytetin, ku qytetaret ikin nga syte kembet, per tu pushtuar nga patronazhistet katundare, me thaset e votave.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje