Secili nga ne mban në duar pak nga të gjallët e tij të derdhur në themelet e përjetësisë. Gjithçka e jona që na lidh me teknologjinë e komunikimit, me qasjen e ethshme të sundimit të botës përmes forcës së dritës, është çfarë mbetet mirënjohje për atë forcë të kijametshme pasioni dhe përkushtimi, për Steve Jobs. Ashtu si edhe gjenitë e tjerë, ai erdhi në jetë me një mision, përmbushja e të cilit e shpërfaq para syve dhe ëndjes tonë si vullnet shpërblyes.
Nga Albert Vataj
Steve Jobs ndërtoi një prej perandorive më të fuqishme të teknologjisë, duke u shndërruar në një ikonë të kurajës dhe sipërmarrjes. “Apple” nuk mund të kuptohet pa Steve Jobs dhe Steve Jobs nuk mund të identifikohet pa “Apple”.
Ata janë sinonim i njëri-tjetrit dhe e sotmja është afeksion i kësaj realeje që dhuron përtej imagjinatives. Kafshimi i mollës së kafshuar të Steve Jobs është një kafshim pasioni.
Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër një forme të rrallë e kancerit në pankreas dhe ndërroi jetë më 5 tetor 2011 në moshën 56-vjeçare.
Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, veçanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.
Pra se të shuhej, në shtratin e vdekjes ai la fjalët e të fundit si testament për gjeneratën:
Këtë moment, i shtrirë në shtrat i sëmurë, ndërsa reflektoj për jetën time, kuptoj se e gjithë fama dhe pasuria që i kushtova kaq shumë kohë, janë zbehur dhe duken të pakuptimta përballë vdekjes së afërt.
Në errësirë, shoh dritat jeshile që vijnë nga pajisjet dhe dëgjoj zërat e aparaturave. Mund ta ndjej frymën e zotit të vdekjes që afrohet.
Duhet të merremi me diçka më të rëndësishme. Mbase me marrëdhëniet me njerëzit, mbase me art, mbase me ëndrrat për ditët e rinisë.
Ndjekja non-stop e pasurisë, do t’ju shndërrojë në një qenie të ndrydhur, ashtu si mua. Zoti na dha shqisat për të ndjerë dashurinë në zemrat e njerëzve, jo për të ndjerë iluzionet që sjell pasuria. Pasurinë që kam fituar gjatë jetës time, nuk mund ta marr me vete. Çfarë mund të marr janë vetëm kujtimet e dashurisë.
Dashuria mund të udhëtojë mijëra kilometra. Jeta nuk ka limit. Shko ku të duash. Arrij lartësitë që do të arrish.
Është e gjitha në zemrat dhe duart tuaja. Cili është shtrati më i shtrenjtë në botë? – “Shtrati i vdekjes”… Mund të punësosh dikë të ngasë makinën për ty, të fitojë para për ty, por s’mund të punësosh dikë që të përballojë sëmundjen tënde, për ty.
Kur një njeri shkon në sallën e operacionit, do të kuptojë se ekziston një libër që duhet të përfundojë së lexuari – “Libri i jetës së shëndetshme”.
Ruaj si gjënë më të çmuar dashurinë për familjen, dashurinë për bashkëshortin/en, dashurinë për miqtë… Kujdesu për veten. Vlerësoji të tjerët.”
Ai, Steve Jobs, jetoi dhe vdiq si një rast i veçuar i asaj bote. Ai i la botës peng shpirtin e tij krijues, atë eter transformimesh të mëdha.
Ishte njeri si ne, por zgjodhi të bënte atë vepër që meriton një vend të privilegjuar. Steve Jobs iku për të mbetur te secili nga ne, iPhone, iPod, iPad, iku dhe la një urë komunikimi, gjurmë drite.
Ne kujtim te ndjerit te >> Perandorit te Teknologise Steve Jobs ! Shqipataret duhet ti mesojne per menc keto thenjet e tije , qe te Jetojne te lumtur dhe pa hasmeri dhe zhelozi ndaj njeri-tjetrit.. perpara vdekjes.. Ne vecanti ata te cmendurit qe u bene miliardere me gjakun e secilit shqiptare dhe me vdekjet qe u shkaktuan atyre qe njerezve te pafajshem... Ose me thenjet e Perisianit : SEJDI HARKA . I lumtur eshte Ai qe hengri e mbolli fare , i mjere mbeti Ai qe vdiq e la thesare ....
Ne kujtim te ndjerit te >> Perandorit te Teknologise Steve Jobs ! Shqipataret duhet ti mesojne per menc keto thenjet e tije , qe te Jetojne te lumtur dhe pa hasmeri dhe zhelozi ndaj njeri-tjetrit.. perpara vdekjes.. Ne vecanti ata te cmendurit qe u bene miliardere me gjakun e secilit shqiptare dhe me vdekjet qe u shkaktuan atyre qe njerezve te pafajshem... Ose me thenjet e Perisianit : SEJDI HARKA . I lumtur eshte Ai qe hengri e mbolli fare , i mjere mbeti Ai qe vdiq e la thesare ....