
Një prej librave që duhet të njohë më mirë çdo i ri që synon një karrierë në fushën e antropologjisë apo shkencave humane është dhe “Shoqëria kundër shtetit” ardhur në shqip mjeshtërisht nga Orgest Azizi, filozof, filolog dhe intelektual frankofon shqiptar që jeton në Paris.
Pierre Clastres, që fatkeqësisht vrau dhe veten, është një prej mendjeve të ndritura të Francës, një dishepull i vërtetë i të madhit strukturalist Levi Strauss që e vazhdoi traditën e mjeshtrit dhe gjithashtu mori dhe rrugën e tij.
Pierre Clastres punoi gjatë me amerikanët e Amerikës së Jugut duke zhvilluar më tej etnologjinë e tyre. Ai madje jetoi ndër ato fise dhe gjëja që mësoi më mirë, dhe që del në pah në këtë libër, madje në kapitujt e parë është se ato “të egrit” nuk duhen trajtuar në asnjë mënyrë si “subspecie” apo kategori “nënnjerëzore”.
Ato të egrit janë njerëz dhe meritojnë të gjithë dinjitetin e njeriut pavarësisht se nuk kanë punë, fe apo atdhe. Edhe këtu del dhe qëndrimi marksist i Clastres, por ndoshta dhe ai humanist. Nëse i egri duhet trajtuar si njeri me gjithë të drejtat, pse nuk trajtohet si njeri me gjithë të drejtat proletari, i varfri, gruaja apo zezaku? Ose transeksuali apo hermafroditi.
Përgjigjia është shumë e thjeshtë por është një përgjigje që nuk i pëlqen aspak akademisë së shkencave apo oligarkisë së sotshme dhe atëhershme. Sepse të egrit nuk kanë ekonomi, nuk e kanë bërë ekonominë shkencë dhe as nuk e kanë sofistikuar shumë tregtinë. Ju mund ta mendoni këtë gjë si diçka negative, por prapëseprapë gaboheni. Clastres thotë se kjo është diçka pozitive, dukë vënë në pah anën e panatyrshme të kapitalizmit, që sot, me ngrohjen globale dhe Elon Muskun del shumë në pah.
Ekonomia është riprodhim artificial, art i prodhuar mekanikisht, për ta thënë me Benjaminin, pra si i tillë, për të qenë i vërtetë duhet të ekzistojë vetëm në kushte ku origjinali nuk mund të ekzistojë, pra në xhungël, mes të egërve. Aty ekonomia nuk ekziston, siç e dimë. Pra kopja vërteton ekzistencën e gabuar të origjinalit. Pse ekziston ? Kam përshtypjen është krijuar njësoj si morali, në mungesë të një propozimi më të hajrit.
Gjithsesi mbetet një pyetje pa përgjigje. Por jo një pyetje që nuk duhet shtruar.
Sa idiotësira të shkruara në kaq pak vend. Ekonomia lindi si nevojë e njeriut: "Unë po të jap këtë poçen prej balte, ti më jep gëzofin e deles".