Shkodra ruan traditën e përkthimit - Përkthyesi Zija Vukaj po pasuron letërsinë me autorë të mëdhenj

4 Tetor 2025, 20:17Kulturë TEMA
Shkodra ruan traditën e përkthimit - Përkthyesi Zija Vukaj po

Shkodra ka qenë gjithmonë një vatër e rëndësishme e përkthimit, duke sjellë përmes brezave letërsinë botërore në gjuhën shqipe. Këtë traditë e vijon sot me dinjitet shkrimtari dhe përkthyesi Zija Vukaj, i cili ka sjellë për lexuesin shqiptar një nga kryeveprat e letërsisë për fëmijë: “Aventurat e Pinokut” të Carlo Collodi-t.

Në panairin e librit mbajtur këtë vit në Prishtinë, përkthimi i tij u vlerësua si më i miri duke e rikonfirmuar Shkodrën si një qendër të gjallë të kulturës e të letërsisë. Megjithatë, Vukaj shpreh indinjatën e tij për faktin që kjo vepër e rëndësishme ende nuk është pjesë e programit shkollor të letërsisë për fëmijë.

Ka hyrë gjithçka në letërsi për fëmijët, në programet shkollore në kurrikulat, ndërsa “Pinoku” nuk qenë, e di se ka pas mangësi kur është botuar për herë të parë”, u shpreh Vukaj.

Profesor Vukaj ndalet edhe tek ndikimi i inteligjencës artificiale në kohën moderne, duke theksuar se ajo nuk mund të zëvendësojë dot njeriun në përkthim.

AI e ka krijuar njeriu, ajo është e ftohtë dhe është e mirë për të marrë informacion”, tha ia.

Me punën e tij, Vukaj jo vetëm që i ofron fëmijëve shqiptarë mundësinë të njihen me letërsinë klasike botërore, por edhe e mban gjallë një traditë të vyer kulturore që Shkodra e ka trashëguar brez pas brezi. - RTSH-

2 Komente

  1. Plagjiaturë

    Po Pinoku ka qënë përkthyer një herë në vitin 1964 në 30 000 kopje! Si mund të bësh një përkthim pas një përkthimi?! Duhej bërë ribotim me pak përshtatje, por jo të quhet përkthim! Është kopje apo plagjiaturë siç i thonë sot.

    Përgjigjjuni
    1. j
      joel shkodra

      Me se paku duhej te ishte permendur perkthimi i pare i "Pinokut" i shkodranit Cuk Simoni qysh ne vitet '30 te shekullit te kaluar.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje