Një nga aktivitetet më të rëndësishme të Javës Kulturore Hungareze ishte mbrëmja Grand Gala e organizuar në Tiranë, e cila solli një përvojë të plotë dhe të shumanshme të Hungarisë.
Në Grand Gala u bënë bashkë: moda, arti, muzika dhe gastronomia në një natë unike. Adry Couture prezantoi koleksionet e saj elegante dhe moderne, të frymëzuara nga tradita, ndërsa shef Béla Prohászka dhe shef Balázs Mucsi ofruan shije autentike dhe inovative që kombinuan mjeshtëri tradicionale me kreativitet modern.
Arti u pasurua nga Éva Sztakó Istvánné Kovács Dr, e cila solli vizatime, qepje dhe piktura murale tradicionale, duke mbushur ambientin me ngjyra dhe motive folklorike, ndërsa muzika e luajtur nga Flaska Banda, ambasadorë të muzikës folklorike hungareze në mbarë botën, krijoi një atmosferë energjike dhe festive, duke sjellë tingujt autentikë dhe ritmet e “dance house”.
Grand Gala ishte një përvojë gjithëpërfshirëse, që do të mbahet mend gjatë në kujtesën e pjesëmarrësve, shkruan atsh.
Lini një Përgjigje