Nga Evliya ÇELEBIU
(25 mars 1611 – 1682);
GJINOKASTRA NË VITIN 1670 (2)
Zakonet e çuditëshme të Gjinokastritëve:
Popullí i Gjinokastrës tremben tepër nga murtaja edhe nga kjo frikë kujtojnë se çdo i sëmundë ka murtajen. I smuni i shkretë neveritet nga të gjithë dhe s’i mbetet vend kurr kund; fqinjt e tij aratisen mbarë. Kur sigurohen se sëmundja nuk asht murtajë e vizitojnë krejt dhe i urojnë shërim të shpejtë.
Në shtëpin e të sëmunit me murtajë nuk fusin kambë dy vjet rrjeshtë e në krye të dy vjetëve e desinfektojnë dhe e pastrojn mirë e mirë me kërqele, me uthull e me të tymosun me barna aromatike; shembin pjesët e ndyta meremetojnë tjerat. Për çudí banorët e këtij qyteti nuk vdesin nga murtaja, por nga Skita (Is’hal), nga Zemra e keqe (dhimje barku) e nga Tifoja, lëngjyrja. Me gjith ketë njerzit këtu jetojnë shum vjet; këtu kam pá njerëz në moshën njiqind e shtatdhjetë vjeç, qi gzojnë nji shëndet të plotë. Deri në moshën tetë dhjetë nuk shifet njeri me mjekèr. Deri pleqtë ma të shtyshëm armatosen burrnisht dhe kaluar ose më kambë shkojnë në malet e Kurveleshit për t’i shtrue Shqiptarët e pabindun edhe luftojnë me Venencianët. Une nuk i kam ndí me veshët e mí, por më kanë thanë se edhe këta e për buzin dhe e shajnë Hazreti Mavijen e Jezitin.
Gjinokastritët kanë edhe nji zakon tjetër të çuditshëm:
Vajtojnë njerzit qi kanë vdekë deri shtatë, a tetdhjet vjet para. Ç’do të Dielle gjith far’ e fisi i të vdekunit mblidhen në nji shtëpi dhe bajnë përshpirtje për të ndjerin tue mbledhë vajtuese me pagesë, të cilat qajnë e vajtojnë me dhimje të madhe, me za të naltë e të mallëngjyeshëm tue derdhë lottë si rrké. Në këtë ditë në qytet nuk mund të qendrojë njeriu nga potereja e zhurma e vajtueseve.
Çudia e madhe asht në vajtueset se qysh derdhin lot e vajtojnë me aqë mallëngjim nji të vdekun qi s’u përket fare; edhe ç’vajtim? deri sa raskapiten nga uria!…
Mbasi kryhet ky vajtim i përshpirtshëm, gatojnë gjellë të ndryshme, çamuke (!) qumshtuer e byrek, hallvë me erna të mira e me zafran edhe e pjestojnë nepër qytet tue gostitë ç’do banorë e mik per të qetsue shpirtin e të ndjerìt. Gostitja asht nji zakon i pëlqyeshëm; por vajtimi shekulluer më duket i kotë e i pa dobishëm. Me gjith këtê ç’do krahinë ka ceremonít e veta të vjetrueme.
Vetë më kanë kallzue nji historí ma të çudiçme:
Nji njeri i martuem me nji grue të vejë, nji natë kur bije me flejtë në shtratë don me i porositë të shoqes diçka për nesrit edhe fillon: «xhanëm grue, nesër asht e Diell… » e shoqja ja preu fjalen tue thanë: Ah për burrin t’em të shtatëmëdhjetë qi ka ra deshmor në luftë, me të cilin jetova dyzet vjet; shijen e tij nuk e harroj kurr» e me këtê mënyrë filloi me vajtue të shtatëmbdhetin burrë dyzet vjeçar të sajë qi kishte mbetë në luften detare ngjamun në détin Mesdhé me 1045 H. në mest të Kapiten Xhafer Pashës e Anglezve. Atëherë burri i ngratë u pendue qi ja kujtoj së shoqes ditën e Diellë.
Shumica e popullit të Gjinokastrës janë dashuruesit e hanedanit (t’Ehli Bejtit), ulen tue thirë «Ja Ali» ngrihen tue thirë «Ja Ali» të krejt këndojuë Persisht, tinëz shakan Muavijeu e sheshas mallkuekan Jezitin, por unë s’i kam ndî. Janë shumë alkoolik, e defrimtarë; pinë venë e Rejhanije (nji pije shumë të fuqishme q’ e ndreqin vetë, me të cilen dejen).
Nji zakon tjetër i Gjinokastritëve:
— Gjinokastritët nepër dasma, ditën e Shëngjergjit, të Nevruzit (kujtim i Shahut Harzem të Persís) ditën e Sh. Mitrit, të Sari Salltekut (Shen Kollit) edhe në të dy Bajramet, të veshun krejt me ár, mbasi mbushin kokën mirë e mirë me venën e kuqe, dashuruës e dashunor (Ashik e Dylber), kapen qafë për qafë edhe hjekin valle e kërcejnë (bajnë dans). Ky asht nji ves i keq i mohuesvet të Zotit. Por Gjinokastra nuk e ka për turp.
Përktheu Salih VUÇITERNA, 1930; Përgatiti Agim Morina
Popull idiot,te fandaksur e mbajne dhe veten me te madh.Te rreshqit komplet dhe islamik deri ne thua .Persisht,turqisht vendasit e vjeter jane prere mga turqit.Mepas kane sjelle popullsi mga Azia,Kaukazi,Afrika veriore.Vend qe nxjerr mostra Emver e kompani
Me te vertet qe gjirokastritet e asaj periudhe jane turq apo iranian nga anadolli e me tej ,deri sa thote qe burrat vishen dhe armatosen per me luftu shqiptaret neper Kurvelesh,....keta te sotmit duhet te jene derivate teketyre funderinave andollake..
muslimon brothers,pis miliet....
Ja dhe kermat e te dhuruarit arqidhoshkop janullaqi, si gjithmon bij te "perendis" orthodhjer nga shpirti, te qelbur si rraca e adoptuar, ferngjyza dhe te helmatisur nga goja, te vrerosur, mallkim ndjellsa, ashtu sic jan edhe predikusit e tyre papadhaq. E famshme eshte ajo shprehja e cifutve amerkan rreth viteve '30, ku shkruanin ne restorantet e tyre, "NUK KEMI AS MINJE, AS GREK". Po ne shqiptarve keta minjë na hyn nga bodrmet e qishave alla-janullaqe. Hajt ti pastosh tani. Jan shtuar si mos me keq, dmth si MINJ.
motrat qe te dyve
Ok or trap meso te shkruash mire .
nuk jane te gjithe myslimane ne Gjirokaster, ka edhe shume te krishtere ortodoks...
Ti që e Ke shkruar nga gjuha dukesh si gegë shpellar, që veç lakër të qelbur dini të hani, jeni të pistë, merrni të tjerë për të qarë të vdekurit dhe i futni gratë e shtëpisë mikut në krevat