LIBRI I DITËS: "Ikona e plagosur"- Një ROMAN i rrallë në krijim-tarinë e suksesshme të Mira Meksit

4 Tetor 2025, 16:13Kulturë TEMA
LIBRI I DITËS: "Ikona e plagosur"- Një ROMAN i rrallë

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Ikona bizantine e Donika Kastriotit ka pesë shekuj që mban në trupin e saj një të fshehtë shumë të rëndësishme për familjen Kastrioti, për vetë Arbërinë dhe historinë e saj.

Në vitin 1997, dy historianë medievistë shqiptarë ndërmarrin një ekspeditë të jashtëzakonshme në gjurmët e ikonës në Napoli, në Valencia dhe në malin Athos.

Aventura halucinante e shoqërojnë këtë ekspeditë, ashtu si edhe pengesa nga më të padëgjuarat.

Historia ndërthuret me mite, legjenda, dashuri qindravjeçare, dashuri të pamundura dhe të penguara.

Historia kalon nëpër portat e hapësirës dhe kohës, përvidhet në Manastirin e Trinisë së Shenjtë të Valencias, në Manastirin e Hilandarit të Athosit dhe trupëzohet me një trill magjik romanor për të zhbiruar të gjitha fijet e misterit të Ikonës së Kastriotëve.

Ikona e Plagosur është një roman i rrallë në krijim-tarinë e suksesshme të Mira Meksit.

Lini një Përgjigje