Gonxhja: Bashkëpunim me British Council për fuqizimin e industrisë kreative

4 Tetor 2025, 15:12Kulturë TEMA
Gonxhja: Bashkëpunim me British Council për fuqizimin e

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti një delegacion të nivelit të lartë nga British Council UK, i kryesuar nga Baronesha Wendy Alexander, zëvendëskryesuese e Bordit, si dhe Adrian Chadwick, drejtor rajonal për Evropën e Gjerë.

“Ky takim shënoi një hap të rëndësishëm në forcimin e dialogut mbi industrinë kreative në Shqipëri, duke adresuar vizionin tonë strategjik për zhvillimin e sektorit kulturor, audiovizual dhe inovacionit kreativ”, u shpreh ministri Gonxhja, në rrjetet sociale.

Ministri bëri të ditur se, në qendër të bisedës ishin mundësitë për partneritete ndërkombëtare, mbështetjen e artistëve dhe profesionistëve të rinj, si dhe krijimin e një kornize të qëndrueshme për të fuqizuar rolin e industrive kreative si motor ekonomik dhe social për vendin.

“Jam i bindur se bashkëpunimi me British Council do të hapë rrugë të reja për zhvillim, edukim dhe inovacion, duke e pozicionuar Shqipërinë si një qendër rajonale të krijimtarisë dhe kulturës”, thekson ministri Gonxhja.

/atsh/

Lini një Përgjigje