Në peizazhin më lart Agim Dervishi sjell një panoramë të qetë dhe nostalgjike të Paskuqanit, me ngjyrat e buta dhe dritën e një dite agimi. Artisti ka pasqyruar dhe liqenit që i jep veprës një ndjenjë të thellë paqeje me natyrën.
Piktori Agim Dervishi dallohet për gjetjet artistike, jo vetëm në kombinime ngjyrash dhe peisazhet e mrekullueshme që realizon në natyrë, por edhe në imazhe nga evente të rëndësishme të kulturës sonë kombëtare.
Artisti i mirënjohur i panelit nga Mati, Agim Dervishi hapi vetëm pak kohë më parë në Tiranë ekspozitën e tij vetjake me piktura.
E veçanta e ekspozitës, përveç cilësisë artistike, është se subjekti është natyra, peizazhi.
Duke shëtitur nëpër natyrën shqiptare, piktori ka marrë më të mirën e mundëshme nga ajo, duke e ri-ngjallur sërish përmes penelit, dhe duke e përjetësuar atë.
Kushdo që është adhurues i natyrës dhe veçanërisht peizazhit, sheh përmes pikturave të artisitit Agim Dervishi pjesë të pasionit dhe frymëzimit për gjithçka duam të shohim. /liberale/
Kete "kryeveper" Dervishi e ka krijuar kur ka qene ne fillore, nuk e besoj se ka qene me i madh ne moshe.